Perparesite dhe demet e zemrimit vend e pa vend
Lehte zemrohemi per shkaqe te ndryshme te cilat na pengojne qe ti realizojm deshirat dhe qellimet tona gjate jetes. “Te zemrohemi per shkaqe te duhura, ne mase te duhur, ne kohe e moment te duhur, per aresye dhe ne menyre te duhur, eshte e veshtire dhe aspak e lehte”.
Emocioni i zemrimit edhe pse kryesisht definohet si emocion negativ, me gjithe ate i ka vlerat dhe perparesite e veta, derisa te jete nene kontroll te sistemit nervor simpatik e parasimpatik dhe reagon natyrshem ne mbrojtje te vlerave univerzale njerezore, kur ato vehen ne pikpyetje nga shkaqe te ndryshme. Secili individ qe e ka ne rregull procesin e shendetit intelektual, emocional, social, human, moral e kombtar dhe nuk vuan prej ndonje defekti ne keto fusha shendetesore, eshte e pamundeshme te mos zemrohet, te mos kundershtoi e rezistoi me te gjitha mjetet, kur i shkilen te drejtat e tij personale, familjare, profesionale e kombetare, kur i shkilet autoriteti, integriteti e nderi i tij dhe ai kombit ne pergjithesi, kur burgosen e vriten dashamiret e kombit, kur nuk vlersohen ata qe kane merita por e kunderta, kur poshtrohen e dhunohen gra e femije, pleqe e te rije, kur pushtohet atdheu e shiten pjese te tije, kur e kaplon varferia vendin e popullata ik prej tij dhe kur demagoget u durtrokasin per interesa personale e u shkojne prapa aktereve qe e kane pruar vendin dhe popullin ne gjendje te mjere! Nuk frenohet tersisht zemrimi sa do te perdorim teknika te ndryshme te mendimit pozitiv, kur vehet ne pikepyetje nga pushtuesit dhe forca tjera destruktive, liria, pavaresia, atedheu, uniteti kombetar, bashkimi dhe çlirimi i trojeve tona te pushtuara. Secili prej neve zemrohemi kur abozohet me personalitetin, me te drejtat, lirite dhe me nderin e integritetin tone, personal, intelektual, professional, familjar dhe at kombetar. Nese per keto shkaqe qe u ceken me larte zemrohemi, zemrimi yne eshte i arsyshem, i domosdoshem, me vende dhe i merituar, sepse nuk na lejon te pajtojme te qete per asnje qaste, qe te na neperkemben gjerat me vlera univerzale njerezore, pa te cilat nuk ka jete te suksesshme, te lumtur dhe dinjitoze.
Nuk eshte mire qe emocioni i zemrimit te ze vende per cikrrima gjate jetes, dhe te hargjojme kote energji e ta humbim edhe shendetin tone intelektual, emocional, social dhe at fizik per ato gjera qe nuk kane vlere njerzore, intelektuale, morale, sociale, humane e komnbtare, per ato gjera qe se mbrojne autoritetin, integritetin, nderin, lirine e atdheun tone, pa te cilat jeta nuk ia vlene te jetohet, sepse nuk mund te jete jete njerzore e me dinjitet kur jetojme si maca nen tryeze qe prete t`ia hudh nje kafshate buke dikush nga tryeeza, ku më shume merr injorim se sa buke.
Vertete po hargjojme kote energji te medha personale, shoqerore e kombetare, ne dem te interesave univerzale per shtetin, kombin, familjen dhe veten, duke shfaqur zemrimin e urrejtjen permes perkatesive politike e fetare, perkatesive klanore e te biznesit, dhe perkatesive regjionale duke harruar çdo gje kombetare, intelektuale, profesionale, humane, sociale, morale e njerezore per interesa te ngushta personale.
Lexuesi im i dashur, edhe nese zemrohesh mos u zemro per para e interes, per cikrrima e per cdo ves, por gjej shkaqet me te rendesishme e me te arsyeshme per ta shfaqur zemrimin ne mbrojtje te interesave kombetare, ne mbrojtje te lirise e pavaresise, ne mbrojtje te unitetit dhe bashkimit kombetar, ne mbrotje te nderit e moralit, ne mbrojtje te drejtesise e barazise, ne mbrojtje te familjes e vetevetes gjithmone permes parimeve univerzale njerezore, kur e lup nevoja edhe me çmimin e jetes. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!