Shpirti i kujte eshte djege e po digjet per arsimin
“Populli qe flene ne gjum asimilohet dhe ne fund zhduket fare, kurse femija rritet” I. Qemajli. Shpirti i arsimdashesve eshte djege, qe nga shkatrrimi i shkollave te para Ilire, prej latino-romakeve e greko-bizantineve, qe ishin nder te parat shkolla ne Europe, qe nga sundimi i mbreterve serb qe nuk donin te shihnin këmbë shqiptare duke ecur mbi gadidhullin Ilirik, qe nga sundimi i turko-aziatikeve, qe i ndiqnin shkollat tona dhe mesuesit e saje sikur shkollat te ishin qerdhe gjarprinjesh, e mesuesit e saje shperndares te helmit per popullaten, qe nga mbreteria serbo-kroate e sllovene, qe i trajtonin mesuesit shqiptar dhe shkollen shqipe si kokrren e krypes ne sy, qe nga ardhja e mortajes se kuqe komuniste ruso-sllave ne trojet shqiptare, duke cilsuar mesuesin e shkolles tone si ballist, fashist e nazist, qe nga koha e Tite Rriqnit qe i diferernconin planprogramet e shkolles shqipe si planprograme te romantizmit nacionalist shqiptar dhe mesuesit i diferenconin si irredentist, nacionalist, sesecionist, muxhahedinist, fundamentalist qe po e shkaterrojne vllaznim bashkimin serbo-malazez e jugosllav dhe po e shkaterrojne socializmin vetqeverises. Shpirti i arsimdashesve u dogj edhe ne kohen e Sllobodan Millosheviqit qe e nxori prej sistemit shtetnor shkollen shqipe si vater e nacionalizmit, mesuesit e saje si frymzues te nacionalizmit e irredentizmit dhe nxenesit si viktime e shkolles dhe mesueseve te saje. Shpirti i arsimdashesve eshte djege pas luftes me pashajn Daksner dhe disa shqipfoles e perksyes bukfal te tij, qe synim e kishte ta rrenoi shkollen shqipe dhe arsimin e shqiptareve, permes reformave, trajnimeve te arsimtareve, ndryshimit te planprogrameve, te ashtuquajtura korikula, ndryshimit te tekesteve dhe literatures shkollore, largimin e atyre pak mjeteve mesimore dhe mbylljen e kabineteve per te mbete shkolla, mesuesi i saje te mbaje mesim prap me nje gjysem shkumsi, me nje gjysem shpuze dhe me tabela qe i kishte zhbiruar koha. Shpirti i arsimdashesve po digjet edhe tani me burokratizmin, injorancen dhe korrupcionin e qeveritareve, agallareve e pashallareve qe jane fute nen ombrellen e oborreve shtetnore, duke i abuzuar interesat dhe misionin e qerdheve, parashkolloreve, shkollave fillore, te mesme, univerziteteteve dhe kolegjegjeve e mesimdhenesve, duke ua kthyer shpinen tersisht kerkesave, nevojave te domosdoshme qe dalin nga institucionet tona edukativbo-mesimore e nga mesimdhenesit e edukatoret neper keto institucione. .Djegeja e shpirtit te arsimdashesve tane po i gjason thenjes se popullit:” Stambolli po digjet e kurvat po krihen e po lyhen, duke u pergatite per ahengje e qefe te ndryshme. Shpirtdashesve te arsimit u kaluan 2000 vite kohe, qe shpirti i tyre po digjet dhe prap kurvat po krihen, lyhen e ngjyhen per ahengje.
Flej populli im i dashur flej, se do behet mire ne Kosoven e lire! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!