Politizimi dhe degradimi i profesioneve, po i sjelle kombit shqiptar nje qoroditje te papare- ripostim

Gjithnje e me shume ne ditet e sotit po politizohet dhe degradohet qeshtja e profesioneve dhe posteve te ndryshme ne politike e gjetiu. Ky politizim e ka krijuar nje paralize totale te zhvillimit tone politik, ekonomik, shendetesor, edukativo-arsimor, historik, kulturor, arkeologjik, juridik dhe ne shume fusha tjera jetike ne nivel kombetar.
Nuk do te kemi zhvillim efektive kombetar, derisa mbulohen fushat e ndryshme jetike, si sektori politik, ekonomik, shendetesor, juridik, arsimor, historik, arkeologjik, kulturor dhe sektore tjere, me njerez qe nuk jane ekspert dhe profesionalist te sektoreve qe u permenden me larte. Fatkeqesisht, profesionalizmi eshte shnderruar tersisht ne militantizem partiak, ne ideologji te ndryshme politike e fetare, qe mese paku vjene ne konsiderate pergatitja profesionale e shkencore e njerzve per sektoret ne fjale.
Eshte qesharake, e demshme dhe kriminale tu ipen pergjegjesi shtetnore e kombetare, politike e fetare, historike e arkeologjike, ekonomike e shendetesore, juridike e arsimore, atyre qe nuk jane te pergatitur profesionalisht, moralisht e kombtarisht, edhe pse jane te pershtatshem e te degjushem politikisht.                                                                                                                                                                                                                                      Per qudi eshte bere mode te pyetet vetem perkatesia politike, grupore, ideologjike e fetare, e jo pergatitja profesionale e kandidatit.Dita dites po politizohen e degradohen profesionet dhe nuk pytet kush fare per profesionin dhe shkallen e pergatitjes shkencore te cilit i ipet edhe pergjegjesia, por pyetet perkatesia politike dhe aftesite e bindjet militantiste partiake te personit, perkatesia familjare e farefisnore, perkatesia politike e kerkesa tjera korruptive. Si mund te quhet ndryshe kjo dukuri, perpos fatkeqesi shtetnore e kombetare, ku per minister te energjetikes emrohet nje historjan, minister i drejtesis emrohet nje kimist, minister i arsimit emrohet nje jurist, e keshtu me radhe emrohen njerze, qe nuk kane pergatitje profesionale e kombtare per te cilen edhe u ipet pergjegjesia. Edhe antaret e akademise emrohen ne kete forme, edhe drejtoret e menagjeret neper institucione te ndryshme e organizata te punes, po ne kete menyre. Kesaje shemtije populli i thot:” Runa Zot prej te shemtuareve e keqbersve”! Cdo kund kane dale ne balle dhe u prijne ketyre institucioneve militantet partiak, militantet fetar, grupacionet e ndryshme, qe u sherbejn politikave te kohes, qe u sherbejn qarqeve te ndryshme destruktive dhe antikombetare, te cilet me se paku kane merita dhe pergatitje profesionale e shkencore, qe te marrin pergjegjesi, vende te punes dhe pozita nga me te lartat, per ta perfaqesuar vendin dhe kombin ne pergjithesi.
Lexuesi im i dashur, eshte ne nderin tone personal, familjar e kombetar, qe mos ti bashkangjitemi politizimit e degradimit te profesionalizmit, ngritjes intelektuale, morale e kombtare dhe mos ta perkrahim kete rrugtim te imponuar nga politika e kohes, qe po e paralizon tere procesin e zhvillimit shtetnor e kombetar, ne tere hapsiren e gjeografise shqiptare. I juaj mesuesi Ise


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje