Nuk eshte mire te shpifemi si dashamire te arsimit e nxenesve ne dem te mesimdhenesve e te arsimit

Ata qe i thoni vetes intelektual, pedagog, shkrimtare, filozof e dijetar dhe shpifen si dashamire te arsimit dhe nxenesve, duke kundershtuar greven e mesimdhenesve, nuk u shkone mendja asnjehere te shqetesohen per gjendjen e arsimit jo te mire, aspak cilesor, me numrin e madh te nxenesve neper klase, te shqetesohen per mungesen e madhe te mjeteve e kabineteve mesimore, teksteve shkollore, per planprogramet apo te ashtuquajturat korikula te deshtuara, me cilesi te ulta permbajtjesh programore, qe sa e sa here po deshtojne brenda ketyre 20 viteve, nuk u shkon mendja te interesohen e te shqetesohen per nivelin e ulte te pergatitjes se misimdhenesve ne fakultetet e edukimit, qe te jene ata më efktiv ne organizimin e procesit edukativ mesimor, më efektiv e korrekt dhe objektiv ne cilesimin, notimin dhe kalushmerine e nxenesve dhe studenteve, me efektiv ne sjelljet dhe bashkpunimin e tyre me nxenes e prinde te nxenesve e me student, nuk interesohen ta vejne ne pah neglizhencen e pergjegjesve te arsimit, mosinteresimin e tyre fare per mirevajtjen e edukimit dhe arsimit, nuk interesohen ti vejne ne pah veprimet korruptive te tyre qe shkojne totalisht ne dem te autoritetit te mesimdhenesve, shkollave, univerziteteteve, kolegjeve, nxenesve e studenteve, nuk interesohen e as nuk shqetesohen per shperlarje dhe shpenzime te medha parash permes trajnimeve te deshtuara te mesimdhenesve, qe sa e sa here po deshtojne se bashku me reformat dhe korikulat e deshtuara qe dy dekada me radhe, duke u shkatuar deme te medha mundesive me te mira te mesimdheenesve, qe ta organizojne ashtu si duhet dhe sipas kerkesave te kohes procesin mesimor. Keta intelektual e dashamire ne thojza te arsimit e te nxenesve, nuk interesohen e nuk shqetesohen fare tua vejne ne pah prapshtite e ndryshme dhe korrupcionin, por po ua fshehin ato pergjegjesve te arsimit e pushtetareve tjere, duke shfaqe ambicje te hedhin valle se bashku me ta. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje