Politizimi i profesioneve po i sjelle kombit shqiptar nje stagnim te pa pare
Gjithnje e me shume po politizohet qeshtja e profesioneve dhe posteve politike e profesionale. Ky politizim e ka krijuar nje paralize totale te zhvillimit politik, ekonomik, bujqesor, shendetesor, arsimor, kulturor, policor, ushtark dhe juridik, ne nivel kombtare.
Nuk mund te kete qeveri efektive, nese mbulohet me njerez qe nuk jane ekspert te fushave qe e perbejn kabinetin qeveritar. Fatkeqesisht, profesionalizmi eshte shenderruar ne militantizem partiak, qe mese paku behet fjale per pergatitje profesionale e shkencore, gjate ndarjes se pergjegjesive te niveleve te ndryshme shtetnore e kombetare.
Eshte shume qesharake tu ipen pergjegjesi shtetnore e kombetare, puthadoreve te politikes se lidereve te tyre politik, e jo eksperteve te fushes per te cilen u ipet pergjegjesia ne nivel vendi, komune apo ne nivel te nje institucioni. Ne çdo fushe jane politizuar profesionet dhe nuk pytet fare kush per profesionin, por vleresohet ai , sa eshte militant besnik i partise. Si mund te quhet kjo gjendje ndryshe, perpos fatkeqesi shtetnore e kombetare, ku per minister te energjetikes emrohet nje historjan, minister i drejtesise emrohet nje kimiste, minister i arsimit emrohet nje jurist, minister i bujqesise nje matematicient apo muzikante, minister i infrastruktures nje biolog, pra minister pas ministrit , qe nuk kane kurrfar pergatitje profesionale per ate fushe ne te cilen edhe e marrin pergjegjesine.
Po kjo gjendje politizuese po i percjelle edhe institucionet tona punuese, shtetnore e private, si ne institucionet edukativo-arsimore te nivelit parauniverzitar e univerzitar, institucionet kulturo-artistike, bizneset private e shtenore, policine, ushtrine, shoqatat e ndryshme shtetnore e jo shtenore dhe institucionet fetare deri tek Akademija. Çdo kund kane dale ne balle dhe u prijne ketyre institucioneve vetem militantet partiak, qe me se paku kane pergatitje profesionale, te marrin pergjegjesi per vendet e punes dhe per pozitat qe i uzurpojne pa kurrfar merite ne krah te nenes parti dhe ne krah te liderit te tyre ne balle te partise, qe i perulen pa pergatitje profesionale e intelektuale, por te paisur mire me grada shkencore brenda nje nate nga Mrr, ne Drr. dhe nga Drr. ne Akademik ,edhe pse nuk e qajne koken fare se i njohin apo nuk i njohin gjerat per te cilat e kane marr pergjegjesine.
Lexuesi im i dashur eshte ne nderin tone personal, familjar e kombetar, qe mos ti bashkangjitemi ketij rrugtimi te turpshem, qe e bejne te gjithe ata te cilet jane pa kurriz fare, dhe po e paralizojne tere procesin e zhvillimit tone shtetnor e kombetar. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!