Genjehen te gjithe ata qe mendojne se po bejne reforme te duhur ne arsim pa pedagog e psikolog ne balle te reformave

Nuk behet organizim i mirefillt, udheheqje e duhur dhe racionale gjate reformimit te struktures se procesit permbajtesor, e organizativ te edukimit e arsimit tone kombetar dhe trajnimit e pergatitjes se punetoreve, per nje pune me efikase neper institucionet tona edukativo- arsimore qe nga qerdhet, entet parashkollore, ato shkollore e deri ne univerzitet, pa e marr pergjegjesine kryesore te reformimit pedagoget dhe psikologet, te cilet jane me te pergatriturit profesionalisht e moralisht per te bere reforma ne edukimin e arsimin tone kombetar.
Nese me trajnimet e punetoreve te arsimit kuptojm paisjen e tyre dhe aftesimin qe ti perdorin ne menyre sa me efikase metodat, format dhe teknikat e ndryshme bashkohore, per ta organizuar nje proces mesimor sa me efektiv, sa me produktiv e sa me te kjarte e me te lehte per nxenesit. Nese me keto trajnime kuptojm aftesimin e pergatitjen e punetoreve te arsimit se cilat forma, cilat metoda, teknika e mjete duhet te perdoren per cilesimin e nxenesve dhe notimin e tyre, nese me kete trajnim kuptojm aftesimin e tyre per perdorimin sa me efikas te mjeteve dhe literatures mesimore dhe menyres se si te bashkpunohet me nxenes e me prinderit e tyre, duhet ta kemi te kjarte sa me pare, se profesionalistet me te pergatitur dhe me kompetet per ta organizuar e per ta udhehequr kete proces te reformimit edukatiovo-arsimor jane pedagoget dhe psikologet, te cilet gjate gjithe periudhes se tyre te studimeve, merren ne menyre te organizuar profesionale e shkencore me hulumtimin, kuptimin, zbulimin dhe organizimin e formave, metodave dhe teknikave me bashkohore te organizimit te procesit edukuativo-mesimor. Merren me hulumtimin e permbajtjeve te nryshme edukativoaresimore qe kontribojne ne edukimin intelektual, shendetesor, moral, social e kombetar dhe me edukimin sa me gjitheperfshires te gjeneratave per nje jete me efektive.
Fatkeqesisht ky proces me rendesi jetike per arsimin tone po organizohet dhe po udhehiqet nga ata te cilet mese paku jane profesionalist, kompetent e te pergatitur per ta marr ne pergjegjesi nje barre kaqe serioze e kaqe te rende mbi supete e veta. Nuk behet pune efektive, nese organizimi dhe udheheqja e trajnimit te puntoreve te arsimit behet permes biologeve, matimaticienteve, fizicienteve, gjeografeve, historianeve, ekonomisteve dhe nje numri jo profesionalistesh,qe gjate pergatitjes se tyre profesionale ne studime jane marr me studimin e problemeve te ndryshme shkencore qe nuk kane te bejne fare me hulumtimin, studimin dhe organizimin e formave, teknikave dhe metodave mesimore gjate organizimit te procesit mesimor, cilesimit te nxenesve, bashkpunimit me ta dhe me prinderit e tyre dhe nuk i kane hulumtuar fare komponetet baze te edukimit intelektual, shendetesore, moral, social e kombetar..
Po keshtu po ndodhe edhe me reformimin e arsimit dhe hartimit te ashtuquajtur Korikulat e Kosoves. Nese me reformim kuptojm ndryshimin e gjerave te vjetruara ne arsim dhe zavendesimin e tyre me ato te rejat, nuk mund ta bejn kete dytyre kaqe serioze, militantet partiak qe nuk e kane pergatitjen superiore profesionale pedagogjike- psikologjike, qe ne menyre shkencore te hulumtohen dukurite e vjeteruar ne arsim qe ti zavendesojn ato me te reja, sipas kushteve dhe mundesive qe i posedon vendi, sipas rrethanave qe po na imponohen dhe po na derigjojn, ne aspektin ekonomik, profesional e politik.
Trajnimet dhe reformat ne arsim, dita dites po shtohen, kurse arsimi dita dites po degradohet, sepse reformat, trajnimet, organizimi dhe udheheqja fatkeqesisht ka mbete ne duar te atyre qe nuk jane kompetent profesionalisht, moralisht e kombetarisht te merren me kete qeshtje kaqe serioze e delikate kombetare.
Lexuesi im i dashur, trajnime dhe reforma ne arsim munde te bejne ata qe jane te pergatitur profesionalisht nga aspekti pedagogjik e psikologjik. Askush tjeter nuk mund ta beje kete suksesshem, perpos synimit te shperlahen para, ne emer te reformave ne arsim dhe ne emer te trajnimit te puntoreve te arsimit per kete qeshtje, sepse shkenca e pedagogjise dhe e psikologjise ne menyre profesionale e shkencore merren me keto qeshtje seerioze e dilikate te arsimit dhe edukimit ne te gjhitha nivele. Ripostim. I juaj, mesuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje