Permes dashurise madhore fuqishem i perballojme zemrimet

Format e ulta te dashurise nuk i japin as per se afermi rezultatet e dashurise madhore. Shumica prej nesh perfshihemi ne format e ulta te dashurise, duke u mbeshtetur ne ndjeshmerine e tyre, vetem kure dikush na bene qejfin, na buzeqeshe kendshem, sillet mire me neve, na dhuron dicka, flete pozitivisht per punen, poziten dhe gjendjen tone, po ashtu kure flete pozitivisht edhe per pamjen fizike, sjelljet dhe veprimet tona ne pergjithesi. Shkurt dashuri qe varet kryekput nga sjelljet dhe veprimet e tjereve, e jo nga vlerat e saje madhore qe duhet ta kene burimin nga bota jone shpirtnore.
Kjo forme e dashurise eshte shume e ulte dhe vlera e saje, nuk i ofrohet asesesi vleres se dashurise madhore. Dashuria madhore eshte nje vershim i paster shpirteror dhe nje fuqi e pafundme e cila jepe nga vetja vlera te shumta, pa u rezervuar fare. Kjo dashuri i perngjane drites se diellit e cila i leshon rrezet e ndriqimit dhe ngrohjes, njesoje mbi gjithcka dhe mbi kedo edhe pse stinet e vitit, rete e ndryshme dhe rrotullimi i tokes bejne pengese, rrezet e saje ndriquese e te ngrohta nuk pengohen dote dhe nuk kane te ndalur per asnje qaste. Ata qe e perqafojne kete lloje dashurie, pak ose aspak i mbeshtesin shpresat ne format e ulta te dashurise edhe pse shumica prej nesh e kemi shume veshtire te ndahemi nga ato.
Te perfshihesh nga vershimi i dashurise madhore, per asnje qaste nuk i le vende e as hapesire lendimeve, inateve, zemerngushtesise, terbimeve emocionale,urrejtjes dhe xhelozise, qe per pasoje kane emocionin e zemrimit, i cili shkaktohet nga tjeret dhe nga rrethana te ndryshme te cilat na pengojne realizimin e deshirave tona. Perpos qe pengojne realizimin e deshirave, shkatrrojne edhe shendetin tone fizik e psikik. Ne momentin kure perfshihemi sebashku me forcen e dashurise madhore, nuk nenkuptojme dorzimin apo pasivitetin tone, perballe veprimeve te gabuara te tjereve ndaj nesh, duke hequr dore dhe duke i lejuar ata te na keqetrajtojne.
Perkundrazi mbeshtetja ne kete fuqi madhore na bene te jemi me kombengules, me te fuqishem dhe me te guximshem, ne perballje me ata qe sillen padrejtesisht ndaj nesh dhe qe synojne te na ulin integritetin tone e te na poshtrojne. Pra nuk presim per asnje qast te na vije qetesia, rehatia, liria dhe te permiresohen padrejtesite nga ata qe naj kane shkaktuar e naj shkaktojne gjitha te kqijat dhe gjitha padrejtesite.
Te gjitha keto mund te arrihen permes forcave tona vetanake, te perfshira nga fuqija e dashurise madhore.Asnjera prej ketyre virtyteve te larta njerezore, qe u ceken me larte, e virtyte tjera te shumta, nuk mund te realizohen pa forcen e kesaje dashurie. Forca e kesaje dashurie eshte me e madhe atehere kure lirohemi nga ndotja shpirtnore e urrejtjes, zilise, zemrimit dhe terbimit emocional. Sa here qe dikush na ngacmon, nervozon, perbuz, nenqmon, fyen e na urrene, duhet te mbeshtetemi ne fuqine e dashurise madhore qe mos te biejm ne gracken e lendimit te ndjenjave tona dhe gracken e inatosjes. Nese biejm ne kete gracke, ne do te stagnojme ne vende dhe nuk do te levizim perpara duke ra viktime nene prangat e forta te urrejtjes, perbuzjes, fyerjeve dhe nenqmimeve qe naj bejne tjeret.
Sa me shume qe merremi me personat te cilet kane shkaktuar zemrim tek ne, aqe me shume rritet zemrimi dhe behet e pamundeshme dhurimi i dashurise madhore ndaj tyre. Nese dhurojme dashuri, ne funde me shume do te kemi dashuri se sa kemi dhuruar ne fillim. Sinjalet qe te dhurojm dashuri madhore, jane te gjitha ato padrejtesi qe naj bejne tjeret dhe naj kane bere ne te kaluaren. Padrejtesite e bera nga tjeret, jane sinjale qe duhet perballuar me forcen e dashurise madhore. Ata qe dhurojne dashuri madhore, frytet e saje me pare i korrin vete.Lexuesi im i dashur,perballoj zemrimet permes dashurise madhore.

1 reply

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje