Pasionet negative e pengojne zhvillimin e natyrshem individual dhe mbare shoqeror

Idindividi, familja dhe kombi qe mbulohen me shprehi negative, nuk kane perspetive dhe e shkaterrojne ate edhe veten. Pasionet e mira dhe jo te mira,”jane shprehi te formuara gjate jetes te cilat percillen gjithmone me emocione intenzive”.
Te bejme jete dinjitoze, humane, te begatshme dhe te lumtur, eshte mire te mbeshtetemi ne formimin e shprehive e shkathtesive te mira e pozitive dhe t’i perserisim e perforcojme ato, sa me shume te jet e mundur gjate jetes, derisa te shnderrohen ne pasione pozitive.
Perseritja e shprehive pozitive apo negative qofshin ato, perforcohen ne vetedijen tone dhe kalojne ga shprehi te perditshme ne pasione gjate jetes. Pasionet eshte shume veshtire te eliminohen nga koka, edhe pse e paguajme shtrejte haraqin e tyre kur ato jane negative, apo ua vjelim frytet e tyre kur ato jane pozitive.                                                                                                                                                                                                                                     Krimet e ndryshme, ekonomike, shendetesore, edukative e arsimore, juridike, politike e fetare, nisin me shprehi te vogla negative, duke u rrite e perforcuar permes perseritjes se tyre te perditshnme ne shprehi, derisa te shnderrohen ne pasione.                                                                                    Pertaci, alkoholiqari, i droguari, amoralisti, vrastari, vjedhesi, mashtruesi, i korruptuari, lakmiqari, i pabesi, shpiuni, shpifesi dhe tradhtari, e nisin kete shemti te qoroditur ne fillim me nje shprehi te vogel, e dikur keto shprehi rriten e shumohen, perseriten e perforcohen derisa te shnderrohen ne pasione negative, te cilat më pare e shkaterrojne individin, familjen dhe kombin ne pergjithesi. Pasionet qe i formojme gjate jetes, te mira apo te kqija qofshin ato, eshte veshtire pastaj te lirohemi prej tyre.                                                                                                                                                                                Po keshtu permes shprehive nisin edhe punet e mira njerezore qe nga perfitimi i diturive, respekti, toleranca, dashuria ndaj punes, vetepermbajtja, atedhedashuria, sakrifica per atedhe, per t`miren e kombit dhe per t`miren e njerezimit ne pergjithesi, e shprehi tjera pozitive, te cilat me kohen kalojne ne pasion.
Lexusi im i dashur, nuk e kemi veshtire te percaktohemi drejte formimit te shprehive pozitive, nese dojme, te cilat dalngadale kalojne ne pasione, po ashtu pozitive gjate jetes dhe pastaj ua vjelim me krenari frytet e tyre te begatshme, te mira, te ndersdhme, humane, njerzore e kombtare. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje