Nese largohen shkaqet, pasojat ne edukimin dhe arsimin tone kombetar marrin fund
Pa i larguar disa prej shkaqeve te cilat po e pengojn organizimin e mirefillt te edukimit dhe arsimit tone kombetar, do te jete e pa mundeshme te eliminohen pasajat qe ditadites po e perfshijn kete fushe jetike te realitetit tone kombetar.
Hapsira e pamjaftueshme e lokalit shkollor, numri i madh i nxenesve neper klase, mungesa e kabineteve dhe mjeteve audiovizuele, ilustrative dhe demonstrative mesimore, mungesa e teksteve shkollore e univerzitare per disa lende mesimore te profileve te ndryshme, cilesia e dobte e hartimit te tyre per nga niveli pedagogjiko-psikologjik, hartimi i korikulave apo planprogrameve shkel e shko nga njerezit te cilet nuk kane pergatitje profesionale, pergatitja e kuadrit mesimdhenes jo e lakmueshme, hartimi dhe perpilimi i testeve per cilesim pa kriteret e parapara pedagogjiko-psikologjike, per nivelet dhe moshat e ndryshme te nxenesve dhe studenteve, testi kombetar eshte komprimituar fare, ku po marrin pike mese shumti ata nxenes qe vetem dijn te kopjojn e per diturite e zotesite e tyre mos te flasim, me nje fjale nxenesve te shkelqyeshem qe perpiqen me forcat e veta, po u bije vlera gjithnje e me shume nga konkurenca jo reale e kolegeve te tyre, regjistrimi i nxenesve e studenteve dhe kalueshmeria e tyre ne baza partiake, familjare e korruptive, marrja e gradave dhe titujeve shkencor po ashtu duke ngulfatur tersisht vleren e mirfillt te edukimit, arsimit dhe shkences, emrimi i kompetenteve dhe pergjegjesve te arsimit nga nivelet me te larta e deri te ato me te ulta pa kritere profesionale, e mjaftueshme qe te jene vetem militant partiak, neglizhenca ne pune dhe papergjegjesia ndaj askujt dhe nga askush. Lexuesi im i dashur keto jane disa prej shkaqeve te cilat po i sjellin pasoja te pariparueshme edukimit dhe arsimit tone kombetar.Po nuk i larguam sa me par keto shkaqe, pasojat do te thellohen edhe me shume, ku haraqin me te madh do ta paguajn gjeneratat qe do ti leme pas.Ripostim – I juaj mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!