Paraja naj vërbon sytë, na prish mendjen e shpirtin, nëse nuk e menagjojme mirë ate

22. 10. 2014- ripostim

Nëse nuk e menagjojmë mirë, drejtë e njerëzishtë paranë, ajo na menagjon jo mirë, jo drejtë dhe jo njerëzishtë. Paraja edhe pse mendohet se është qels univerzal i të bërit jetë të lumtur, gabohen të gjithë ata që vërbohen dhe bien viktimë e këtij konstatimi. Ajo nëse është dicka, nuk është gjithcka. Sepse ka edhe shumë faktor që mundësojnë një jetë më të dinjitetshme, më të begatshme, më humane dhe më të lumtur.

Po na menagjoi paraja, është një shpatë e mprehtë që na ndanë edhe me miqtë e pandashëm, pa të cilët jeta nuk ka kuptim. Kjo mund të na pasuroi, por njeri të edukuar, të dijshëm, të ndershëm, tolerant, të dashur, human, kombtar e njerëzor në raport me tjerët, sikur shkollimi e arsimimi nuk na bënë kurrë. Paraja na ofron grumbuj të mëdhej ushqimi, por oreksin që të kenaqemi me të, nuk na e jep, po ashtu nuk na jep edhe qetësinë emocionale e shpirteror.

Paraja nëse na menagjon zemrat, shpirtin, emocionet e mendjën, na ngurtëson na ngurtëson de na bënë akull trup, gjak e shpirt. Mirësinë, dhemshurinë, dashurin dhe mirkuptimin, talerancën, bashkpunimin, moralin, humanizmin e njerëzore, na e zhduk tërsisht në raport me të afërmit, me fëmijët, familjen dhe në raport me miqtë, dashamirët e në raport me kombin në përgjithësi.

Do të ishte në nderin tonë moral e personal, të mos e lejojmë në asnjë mënyrë të na menagjoj paraja, sepse ajo sytë, mendjen dhe shpirtat tanë përjetësisht do naj vërboi e dehumanizoi në raport me tjerët, me drejtësinë, me të vërtetën, njerëzoren e kombtaren, përmes “kurvërisë” së sajë. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje