Natyra njerëzore dhe dimensionet e saj

23. 10. 2023

Në përbërje të këtyre dimensioneve bëjnë pjesë trupi, mendja, zemra e shpirti rreth të cilave kemi dy qasje të trajtimit e mirëmbajtjes së tyre.

1. Prirjen kulturore dhe

2. prirjen parimore

Trupi si dimension i par mirëmbahet sipas prirjes kulturore që e ka qasjen e ruajtjes së stilit të jetës bartur nga e kaluara, duke i trajtur problemet e shëndetit përmes medikamenteve dhe përmes mënyrës së intervenimit kirurgjikal, edhe pse bien ndesh me parimet themelore të shëndetit. Sipas prirjes parimore parandalohen smundjet dhe problemet përmes rregullimit të stilit jetësor në harmoni me parimet e krijuara të shëndetit dhe të pranuara universalisht.

Mendja si dimension i dytë, sipas prirjes kulturore e ka këtë qasje, ndiq TV, “më argto”. Sipas qasjes parimore lexo gjërsisht e thellësisht duke u edukuar sistematikisht gjatë jetës.

Zemra si dimension i tretë, sipas prirjes kulturore e ka qasjen e shfrytëzimit të lidhjeve me tjerët për të mbështetur interesat egiste përsonale. Ndërsa qasja parimre, në thelb e ka dëgjimin e shërbimin me një respekt të thellë ndaj tjerëve, i cili sjellë përmbushje dhe gëzim më të madh se veprimet tjera.

Shpirti si dimension i katërt, sipa prirjes kulturore jipet pas laicizmit dhe cinizmit në rritje. Ndërsa sipas qasjes parimore përpiqesh të” kuptosh se burimi i nevojave tona themelore dhe i gjërave pozitive që i kërkojmë në jetë, janë ligjet natyrore, të cilat unë besoj se e kanë burimin tek Zoti” Stephen R. Covey.

“Ndajeni me të dashurit tuaj atë që e mësoni dhe filloni të zbatoni atë që e keni mësuar. Kini para sysh, të mësosh dhe të mos veprosh është njësoj si të mos mësosh. Ta dish dhe të mos e bësh është e njëjta gjë si të mos e dish. Sa më shumë arrini, aq më shumë ndryshon natyra e vërtetë e sfidës gjatë përpjekjes për ti jetsuar zakonet parim-mëshiruar” S. R. Covey. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje