Kush po i nxit përqarësit e kombit shqiptar në këto ditë të vështira e të rrezikshme

27. 10. 2023

Komentues të nderuar edhe unë po e shfaqi mendimin tim përsonal rreth këtij fenomeni përqarës mbi baza fetare mes shqiptarëve, edhe ashtu të përqarë politikisht, fetarisht, ideologjikisht dhe regjionalisht.

Duhet ta kuptojmë sa më parë e njëherë e mirë se besimet fetare krishtene katolike, ortodokse dhe islamike, na kanë ardhë nga pushtusit tanë latino-romak- besimi krishten katolik. Nga pushtusit greko-bizantin e sllav- besimi krishten ortodoks. Nga pushtusit otomano-turk- besimi islam- musliman. përndryshe e gënjejmë vetën duke u përqar e hasmëruar mes veti ne shqiptarët, duke shitur patriotizëm të mjerë.

Kush bënë përpjekje té fus fyerje, urrejtje, përqarje, hasmëri dhe véllavrasje mes shqiptarëve, që ata nga besimtar në Zot, të konvertohen në ateist shqiptar, nga besimtar musliman të konvertohen në krishten katolik apo ortodoks, kam frikë të madhe se po e ndezin një zjarr të madh mes shqiptaréve, ku më parë mund të digjen në te, ndezësit e zjarrit e pastaj flaka do ta pérfshij gjithë shqiptarinë, sipas apetiteve të qarqeve të ndryshme anti shqiptare, që po e stimulojnë ndezjen e këtij zjari fatkeq!

Kujdesë mos ia shtini flakën kombit shqiptar, sepse ajo djegë e shkrumon si fajtorët dhe të pafajshmit, si të mirët dhe të kqijtë, si të ndershmit dhe të pandershmit, si budallejntë dhe të menqurit, si tradhtarët dhe atdhetarët, duke shitur patriotizëm të dresuar me dije apo pa dij, me dashje apo pa dashje nga armiqtë e kombit shqiptar! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje