Shprehitë e të menduarit negativ nuk janë të dobishme për të ardhmen tonë

28. 10. 2011 -ripostim

Detyra jonë përsonale është zevendësimi sistematik i shprehive të mendimit negativ me shprehitë e të menduarit pozitiv gjatë jetës, brenda munësive tona që i posedojmë.

Mbi 40 mijë mendime brenda ditës hyjnë e dalin nga mendja jonë. Afër 70% e tyre janë helmuese që na qojnë drejtë të menduarit negativ apo drejtëmendimëve frikësuese, hidhëruese, zemëruese, urrejtese, hakmarrese,gjelozuese dhe depresive. Ky helm mendor përmes qarkullimit të gjakut shpërndahet edhe në trupin tonë, duke helmuar shpresën, besimin, vullnetin, dëshirën dhe dashurinë për jetën.

Për t´a larguar këtë helm shkaterrues të trupit, shpirtit, emocionëve, ndjenjave, mendimeve, bindjeve, besimëve, pikëpamjeve, sjelljeve, vullnetit, guximit, dëshirës e dashurisë ndaj jetës, ndaj njerzëve dhe rrethit mes të cilit jetojmë, i cili helm na vie përmes shprehive të menduarit negativ, duhet zevendësuar sistematikisht gjatë jetës me shprehi të menduarit pozitiv apo me shprehi të respektit, dashurisë, miqësisë, vullnetit të mirë, përzemërsisë, optimizmit, butësisë, vetpërmbajtjes, paqës, durimit, e mirekuptimit.

Interesimit të sinqert ndaj të tjerëve, dhënies ndihmë atyre, aferisë së ngrohtë e të këndëshme me ta dhe shfrytëzimi i të gjitha virtyteve njerëzore për t´i zevendësuar çdo ditë e më shumë veset tona të qoroditura aspak njerëzore. Nuk duhet harruar për asnjë qast, se shprehit e të menduarit pozitiv janë shprehi miqësore, produktive, humane, sociale, morale, kombtare e njerëzore në mendjen tonë e cila na miqëson shumë edhe me Zotin, duke na pastruar shpirtin nga ndotjet helmuese të përmendura më lartë.

Mbushna mendjen tonë me dashuri O Zot, sepse ju jeni vet dashuria! Mbushna mendjen dhe trupin tonë me shëndet, sepse Ju jeni shendeti më i përkryer! Mbushna mendjen plot gëzim e dashuri O Zot, sepse Ju jeni vet gëzimi dhe mrekullia e jetës sonë. Amin…!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje