Optimizmi i tepruar eshte me i rrezikshem se sa pesimizmi real

Nese e konsiderojme si optimizem besimin ne forcat tona personale, besimin ne punen dhe pergjegjesite qe i kane tjeret, si  ne drejtesi, ne politike, shendetesi, ekonomi dhe arsim e edukim per kohen qe po e jetojme, vertete nuk ka vende per optimizem te tepruar. Te kesh optimizem te tepruar ne kete realitet, duhet te jeshe prepotent apo perkrahes i prepotenteve qe imponojne optimizem  permes  pergjegjesise dhe pozicionit te tyre qe e kane ne pushtete, duke deklaruar dhe imponuar optimizem  maksimale per punen dhe vepren e tyre personale, edhe pse puna dhe vepra e tyre e ka sjelle ne kete situate te mjere gjendjen e vendit, duke punuar per interesat e veta, e ne deme te interesit shtenore, kombetare e shoqeror ku mbi 50% e popullates eshte ne gjendje te palakmuar te te jetuarit dhe perdite e me shume po u vidhet shpresa qe te mendojne e te veprojne me optimizem, sepse here here u mungon kafshata e bukes dhe kulmi i shtepise, pa ato orendite prrallore qe i kane bosat e suksesit, interesit dhe optimizmit prepotent te politikes.
Ky eshte rreziku maksimal i optimizmit te tepruar e jo real. Te mendosh pozitivisht dhe me optimizem per gjerat negative( edhe pse ndoshta disa e kemi te mbushur koriten perplot), ky far  optimizmi nuk don koment, sepse eshte i zhveshur tersisht nga humanizmi.
Nese pesimizmi konsiderohet humbje e besimit ne forcat vetanake, ne punen dhe veprimin e tjereve qe kane pergjegjesi e pozita pergjegjese ne politike e ne drejtesi, ne shendetesi e ekonomi, ne edukim e ne arsim, a nuk eshte ky pesimizem real, qe e ka humbur besimin ne kete gjendje te trazuar tej mase, qe e kane sjelle bosat e suksesit dhe interest qe i kemi ne balle?! A ka mundesi personale e shpirtnore te krijohen mendime pozitive dhe besime optimiste tek ata qe keqeperdoren nga politika, drejtesia, shendetesia, ekonomia, edukimi dhe arsimi, qe gjenden ne duar te korruptuareve?! Ku mund te kete vend optimizmi, perpos optimizmit qe po e pres me padurim nga forca e popullit, i cili duhet tu besoje forcave te veta te perbashkta dhe te ngritet me optimizen, per mi ra grusht mu ne zemer dhe ta qrrenjos njehere e mire kete gjendje te palakmuar per 70% te popullates sone.
Lexuesi im i dashur mos u bene optimist i tepruar, nese nuk done te jesh prepotent e ne sherbim te prepotenteve, qe imponojne optimizem per ate qe e bejne ne dem te interesave tona dhe kombit ne pergjithesi! I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje