Sjelljet dhe veprimet tona behen nene forcen shtytese te dhembjes dhe kenaqesise
Ate qe e flasim, e mendojme dhe ate qe e bejme, e bejme nene forcen shtytese te dhembjes dhe kenaqesise sone, te cilat gjenden prezente tek ne dhe ndikojne ne mendimet e veprimet tona.
Çdo gje qe e bejme gjate jetes, prapa saje qendron forca shtytese e dhembjes dhe e kenaqesise me te cilat i kemi lidhe mendimet dhe veprimet tona.
Nese ky konstatim psikologjik i qendron argumenteve ne kohe e ne hapesire, per ne eshte mese e domosdoshme te jemi sa me te vemendshem e largepames, qe ta kuptojme forcen shtytese te dhembjes dhe kenaqesise, e cila ka ndikim te madhe ne mendimet dhe sjelljet tona.
Per ta kuptuar me mire kete qe e thash me larte, do te na sherbej pyetja qe mund tia bejm vetit,si psh: Cila eshte ajo force shtytese qe e bene njeriun te sillet egersisht dhe pa keqeardhje ne mes njerezish, te sillet si pis, si vjedhes, rrenacak, i pandershem, si vrases, kriminel, dhunues e poshtrues i tjereve, te sillet si dinak, cinik, hipokrit dhe injorant?
Kurse ne anen tjeter vlene te behet pyetja se cila eshte ajo force shtytese qe e bene njeriun te mendoi e te veproio heroikisht, ta jap kontributin e vete maksimal si bemires e human, ti respekton e ti dashuroi tjeret, te bashkpunoi e te sakrifikoi per tjeret, te jete i sjellshem, punetor, i moralshem dhe i beses?
Mos valle eshte menyra e lidhjes se mendimeve dhe veprimeve tona , nen menyren e forces shtytese te dhembjes dhe kenaqesise sone, te cilat munde te sjellin deme ose dobi te medha personale, familjare dhe kombetare? Krimineli e lidhe kenaqesin me veprat kriminale, dhembjen me humbjet personale. Patrioti e lidhe kenaqesine me veprat heroike e kombetare, dhembjen me humbjen e shkaterrimin e interesave kombetare, ku e gjejne veten edhe interesat personale. Humanisti e lidhe kenaqesine se sa u ndihmon tjereve pa i domtuar interesat e askujt, dhembjen me pamundesine tu dale ne ndihme atyre. Jo humanisti kenaqesine e lidhe ne dem te interesave te tjereve e dhembjen kur i humb interest e veta. I pamoralshmi e lidhe kenaqesine me veprat amorale, dhembjen e lidhe kure tjeret e turperojne personalisht e familjarisht. Tradhtari e shpiuni e lidhe kenaqesine me tradhtine e shpiunazhen, dhembjen e lidhe kure tradhtohet e shpiunohet personalisht nga tjeret. Dinaku dhe ciniku kenaqesine e lidhe kur i mashtron tjeret, dhembjen e lidhe kur mashtrohet ai vete nga tjeret. E shembuj te tille te shumte.
Lexuesi im i dashur, do te ishte shume e leverdishme per ne, qe te kemi kujdese te shtuar se, me cilen force shtytese po i lidhim mendimet dhe veprimet tona, me forcen shtytese te dhembjes per tjeret apo kenaqesise personale ne deme te tjereve. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!