Nuk behet jete me dinjitet aty ku shkilen vlerat njerezore, lirite dhe te drerjtat e njeriut

Si mund te behet jete e lire, e qete dhe me dinjitet  aty ku shemben dita dites dhe neperkemben vlerat njerezore, lirite dhe te drejtat e njeriut nga injorantet, hipokritet, ciniket, dinaket, te pandershmit dhe tradhtaret e vëndit?!
A mund te behet jete e lire, e qete, e begatshme dhe e dinjitetshme aty ku shkilet nderi kombetar, ku perbaltet patriotizmi i deshmoreve te lirise nga tradhtaret, lakmiqaret dhe te korruptuarit, ku shkilet besa nga te pabeset, ku neperkembet dinjiteti njerezor nga te panjerezishmit, ku pasuria e perbashket uzurpohet nga uzurpatoret, aty ku dikush ekstremisht e pa merite pasurohet, e dikush ekstremisht pa te drejte varfrohet, aty ku shkilen pameshirshem parimet e shkollimit, kalushmerise, çertifikimit me diploma e grada shkencore, ku shkilen parimet e mjekesise dhe sherimit te pacienteve, ku shkilen ligjet dhe kushtetuta e keqperdoren ato nga ligjbersit e ligjmbrotesit dhe ku fytyrat mbulohen me pafytyresine e maskave?!
Nuk mundet te behet jete e qete, e lumtur dhe me dinjitet aty ku puna menagjohet nga papunetoret, dituria nga te padijshmit, edukata nga te paedukuarit, politika nga te korruptuarit, feja nga pseudofetaret dhe kultura nga te pakulturuarit!
Lexuesi im i dashur, nese shkelim mbi vlerat njerezore dhe tolerojme te na shkelen ato, nuk pritet kurr te bejme jete te mire e te qete, te lumtur, te dinjitetshme, humane e te lire, si individ, si familje e si komb. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje