Niveli i ulte e jo professional i bashkpunimit shkolle – familje, sjelle probleme te medha edukativo-mesimore

                                                    

Drejtoria e shkolles, organet udheheqese, sherbimi profesional i pedagogut e psikologut dhe mesimdhenesit ne shkolle, duhet ta kene te kjarte se, familja ka rol te madh  ne bashkpunim me shkollen rreth organizimit te procesit mesimor edukative me nxenes. Nese krijohet nje atmosfere e kendeshme e profesionale bashkpunimi, sipas pergjegjesive qe e posedon drejtoria, sherbimi professional i pedagogut dhe psikologut shkollor, keshilli i shkolles, keshilli i prinderve, keshilli i arsimtareve, keshilli i aktiveve, keshilli i nxenesve, keshilli i klaseve dhe familja, do te krijohen kushte te mira per pune efektive ne mesim, per discipline te vetdijshme ne shkolle e gjate oreve mesimore, vijushmeri e rregullt e nxenesve ne mesim, mos ikje e tyre prej oreve mesimore, ardhja me kohe ne mesim e tyre dhe e mesimdhenesve, paisja e nxenesve me tekste, literature e mjete te nevoshme mesimore.
Respektimi i familjes permes bashkpunimit profesional e gjitheperfshires nga shkolla, do te sjelle rezultate te lakmueshme ne organizimin e procesit mesimor-edukativ, ne ngritjen e suksesit te nxenesve ne mesim, ne permiresimin e vazhdushem te disiplines se vetdijshme te nxenesve ne shkolle e gjate oreve mesimore, ne permiresimin e shprehive te nxenesve te mos ikun nga aret mesimore dhe te vijne me kohe ne mesim, ne permiresimin e mungesave te shumta te nxenesve gjate nje dite, jave, muaj, gjysemvjetori e gjate vitit,  ne permiresimin e sjelljeve devijante te nxenesve gjate oreve te mesimit, ne lokalet e shkolles, ne raport me inventarin shkollor, ne raport me mirmbajtjen e higjenes ne klase, koridore e neper WC, ne raport me sanitarine e shkolles ne pergjithesi, ne raport mes shokeve e shoqeve, brenda shokolles e jashte saje, ne raport me mesin shoqeror e familjare, me mesimdhenesit dhe ne raport me qytetaret ne pergjithesi, sepse ne te gjitha periudhat e shkollimit, nxenesi mbeshtetet tek familja e tije dhe shkolla. Kjo mbeshtetje e nxenesit tek familja e tek shkolla, do te  kete efekt te madh e progresiv, per aqe sa shkolla e ka pergatite familjen, duke perhapur kulturen e nevojshme pedagogjike e psikologjike tek ajo, se si te sillet me femijen, permes bashkpunimit te dyanshem, duke marr informacion nga prindi per menyren e sjelljes se nxenesit ne familje dhe familja duke marr informacion nga shkolla per femiun e vete se si sillet e çfar suksesi ka ne shkolle si nxenes. Secila pale qe ka per obligim te involvohet ne kete process mjaft delikat, por edhe mjaft me vlere rrethe nxenesit dhe formave te ndryshme se si duhet te sillemi me nxenesin neper situata te ndryshme ne shkolle, rrethe shkolles, jashte saje, ne familje e ne mesin shoqeror, duhet te jete e informuar dhe e pergatitur mire per kete qeshtje, per ndryshe bashkpunimi eshte i kote, jo professional dhe nuk sjelle rezultate progresive.
Edhe shkolla edhe familja, permes bashkpunimit, i eliminojne dukurite e veta negative, duke i konsoliduar gjithnje e me shume ato pozitive, ku te dyja palet japin kontributin e vete ne favor te krijimit te kushteve sa me te volitshme per permiresimin e nivelit edukativ e mesimor te nxenesit ne shkolle e ne familje, gjate procesit mesimor e jashte tije.
Pa bashkpunim te ngushte e te ndersjellte profesional, familje shkolle, rezultatet ne punen mesimore, do te jene te dobta, disiplina dhe sjelljet e nxenesve ne shkolle e gjate oreve mesimore do ti sjellin kokeqarje shkolles, familjes, nxenesit, mesimdhenesit dhe shoqerise ne pergjithesi, per ti zgjidhur ato probleme qe dalin para.
Ndikimi negativ i familjes dhe i shkolles tek nxenesi, verehet fare lehte nga te dyja palet, ku i tokon shkolles ne radhe te pare e familjes ne radhe te dyte, qe te merren sa me seriozisht ne kurimin profesional te atyre dukurive negative, qe lulezojne ne mesin familjar e shkollor. Trajtimi sa më i drejte   e sa më profesionalisht i dukurive negative ne raport me nxenesin, si nga ana familjare, si nga ana e shkolles, mund te behet vetem ne ne menyre profesionale ne radhe te pare nga sherbimi professional i pedagogut dhe  psikologut te shkolles, e ne radhe te dyte nga mesimdhenesi e organet udheheqese te shkolles, te cilet i marrin pergjegjesit qe u takojne dhe lypin pergjegjesi nga secili sipas nevojes dhe pozites qe i takon.
Lexusi im i dashur, bashkpunimi professional e gjithperfshires shkolle familje ka ndikim te madhe  ne procesin edukativ mesimor, ne permiresimin e disiplines se vetdijshme te nxenesve ne shkolle e gjate oreve mesimore, ne permiresimin dhe rritjen e suksesit ne mesim e ne sjellljet devijante te nxenesve dhe ne permiresimin e te gjitha dukurive negative brenda ne shkolle, jashte saje, ne familje dhe tek nxenesit ne pergjithesi. I juaj, mësuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje