Niveli i pjekurise manifestohet permes varesise, pavaresise dhe ndervaresise sone ne raport me tjeret
Sa jemi te varur te pavarur dhe te ndervarur nga tjeret, tregojne sjelljet tona gjate organizimit te jetes. Varesia dhe pavaresia jane procese te cilat duhet te tejkalohen qe te arrijme deri te ndervaresia, si virtyt me i larte njerezor i pjekurise. Qe ta arrijme kete virtyt, me pare duhet tejkaluar vareshmeria nga tjeret per me arrite te pavaresia.
Ne aspektin psikologjik varesia ne raport me tjeret eshte e preferueshme te tejkalohet pas moshes se pjekurise qe nenkupton perafersisht moshen 21 e deri te mosha 25 vjeqare. Disa individ e arrijne pjekurine e duhur e disa jo ne kete moshe. Ka individ qe nuk e arrijne pjekurine te pavaresohen nga tjeret edhe gjate gjithe jetes. Keta tipa njerezish, krijojne perhere aleanca te ndryshme me tjeret dhe jane te gatshem per tu sherbyer atyre ne çdo menyre, qe sa do pak ti plotesojne edhe interesat e tyre personale.
Niveli pak me i larte i pjekurise na dergon deri te pavaresia, ku manifestohen gjithnje e me shume aftesite dhe pjekuria jone personale, per te organizuar nje jete te nivelit pake me te larte, permes forcave tona si te pavarur nga tjeret. Kete nivel te pjekurise e arrijne ata persona qe merren me shume me veten e tyre se sa me tjeret. Te merremi me veteveten eshte mundesia e vetme, qe te arrijme sa me pare nivelin e pavaresise ne moshen e pjekurise sone. Edhe kjo arritje e pjekurise nuk eshte e mjaftueshme, edhe pse mund te tregohen disa suksese te lakmueshme personale. Pavaresia eshte nje proces ne vazhdim e siper dhe mjaft me vlere qe e dergon personin, familjen, shoqerine dhe kombin drejte ndervaresise ne raport me tjeret.
Ndervaresia eshte niveli me i larte i pjekurise personale, familjare, shoqerore dhe kombetare qe duhet ta kene per synim te gjithe. Kure arrihet niveli i ndervaresise tek personi, familja, shoqeria dhe kombi, grumbullohen mundesi te medha fizike, intelektuale, ekonomike dhe politike tek secili qe tu japim me shume tjereve dhe te marrim po ashtu me shume nga tjeret. Pasi te arrihet niveli i ndervaresise se pjekurise njerezore nga personi e deri te kombi, nuk do te mbeshtetemi ne mosmarreveshje, konfrontime, kundershtime, perqarje, urrejtje, fyerje e etiketime kure komunikojme e debatojme mes veti si familjar, si shoqeri, si kolektiv e si komb, por do te mbeshtetemi ne mirekuptim, tolerance, bashkpunim, respekt e dashuri duke kuptuar se eshte e pamundeshme jeta si i pandervarur me vlerat e tjereve, pa te cilat nuk do te kishte kuptim jeta jone personale, familjare e kombtare. Kure e them kete, mendoj ne ate se individi, familja, shoqeria dhe kombi kane arrite permasat me te larta te vlerave te tyre fizike, intelektuale, sociale, morale, ekonomike, politike, fetare e kombtare, qe kane nevoje te gjithe per njeri tjetrin, familjen, kolektivin,shoqerine, shtetin dhe per kombin, qe te jetesohen sa me shume vlerat me te larta njerezore qe jane shendrruar ne virtyte dhe parime, per te bere nje jete me te mire e me dinjitet.
Procesi i varesise dhe pavaresise me doemos duhet te na dergoi secilin prej nesh deri te procesi i ndervaresise, si proces me i larte i pjekurise dhe zhvillimit njerezor. Kjo ecje parimore eshte e domosdoshme per te gjithe. Aty ku shkilen e nuk rrespektohen keto procese parimore, paraqiten deformime te shumta personale, familjare, shoqerore, kombetare dhe shtetnore gjate procesit te pjekurise.
Lexuesi im i dashur, nisja e ecjes drejte pjekurise tone permes nivelit te varesise mundeson qe te kalojme tek niveli i pavaresise, nese deshirojme te arrijme nivelin me te larte te pjekurise se ndervaresise, qe ka vlera më te larta njerezore per menagjimin e jetes personale, profesionale, familjare, institucionale, kolektive, shtetnore e kombtare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!