Ne mund ta ndryshojme jeten duke i ndryshuar sjelljet tona

Ndryshimi i kualitetit te sjelljeve e ndryshon edhe kualitetin e te jetuarit tone.
Reagimet qe i bejme ndaj rrethanave jetesore dhe problemeve qe na dalin para, shpeshehere i bejme ne menyre jo te duhur, per te bere jete te qete e kualitative.
Ne, shpeshehere i zmadhojme pa nevoje situatat dhe problemet qe na ndodhin dhe e teprojme me reagimin tone aspak te pershtatshem me natyren e tyre, duke u perqendruar ma shume ne anen negative dhe duke vepruar me nxitim, negativitet, nervoze, te merzitur e te bezdisur gjate angazhimit per ta zgjidhur problemin qe ka ndodhur. Ne vende qe te bejme zgjidhje si duhet, e pengojme veten ti arrijme rezultatet e duhura duke zgjidhur problemin ne favorin tone.
Shume probleme edhe pse jane te vogla, ato i zmadhojme sikur te jene nje urgjence e madhe dhe bejme perpjekje me nxitim ti zgjidhim ato. Ne vend te zgjidhjes se tyre ndodhe e kunderta, i nderlikojme edhe ma shume per shkak te nxitimit, negativitetit, nervozes, merzise dhe bezdisjes qe na ka kapluar.
Zmadhimi i palogjikshem i situatave te ndryshme jetesore, na detyron te humbim kohe e energji pa nevoje, duke u perballur me “dramatizimet” qe vijne e shkojne gjate jetes, njera pas tjetres.
Atehere kure mesojme nga pervoja e zbulojme menyren se si duhet t`u pergjigjemi situatave jetesore qe na ndodhin. Tani ato nuk i konsiderojme probleme te medha, te pakapercyshme dhe te pa zgjidheshme.
Nga pervoja qe ballafaqohemi me jeten, do ta kuptojme se, edhe problemet ma te medha, te cilat vertet jane stresuse, e kane nje zgjidhje dhe u qasemi atyre te pa trubulluar ne mendje e ne shpirt, te qete, me kembngulje dhe qendrushmeri, derisa t`i zgjidhim, apo ta kuptojme pamundesine tone per ti zgjidhur ato ne favorin tone.
Shkurt shprehur, nuk i zmadhojme pa nevoje situatat problemore, jeten e trajtojme ne menyre sa ma te qete, duke i zavendesuar shprehite e vjetra regresive te sjelljeve tona me shprehi te reja progresive, qe qojne drejte perspektives e sukseseve gjate jetes. Lexusi im i dashur, me ndryshimin e shprehive regresive te sjelljeve tona dhe zavandesimin e tyre me shprehi te sjelljeve progresive, e ndryshojme per te mire kualitetin e te jetuarit gjate jetes. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje