Mund të ndodhin pasoja në shëndetin tonë fizik, psikik dhe intelektual, nëse bëjmë jetë sedentare
15. 12. 2024
Të bërit jetë sedentare i referohet një stili të jetuarit, ku individët e kalojnë shumicën e kohës së tyre në aktivitete që kërkojnë pak ose aspak lëvizje fizike. Kjo gjendje sedentare apo pasive e të jetuarit, përfshinë në vete gjendjen e tillë, si uljen para telivizorit për një kohë të gjatë, para kompjuterit dhe para telefonit. Puna e gjatë në zyre pa lëvizur shumë, ose përdorimi i transportit të përhershëm me kerr e me autobus apo tramvaj, pa bërë përpjekje sado pak të ecët në këmbë apo të bëhen ca lëvizje dhe ushtrime për mirëmbajtjen e organizmit me qarkullim sa më të mirë të gjakut, i cili e ushqen atë.
Një jetë e tillë sedentare, mund të ketë pasoja negative për shëndetin tonë përsonal, duke kontribuar në problemet, si obeziteti, smundjet kardiovaskulare, rritja e tensionit, të rrahurat e shpejta të zemrës, përfitimi i diabetit dhe shumë çrregullime tjera shëndetësore. Për këto shkaqe, është e rëndësishme të integrohen në jetën tonë të përditshme aktivitetet e ndryshme fizike, lojrat dhe shëtitjet nëpër natyre, që ta mbajmë një stil sa më racional e sa më efektiv të jetës së shëndetshme. Po e injoruam këtë stil të të jetuarit, pasojat rreth shëndetit janë të pashmangshme.
Përkujdes të shtuar për mirëmbajtjen e shëndetit tonë në përgjithësi kërkohet edhe në stilin e të ushqyerit, në sasinë, cilësinë dhe kohën kurë ushqehemi, brenda mundësive që i posedojmë. Kërkohet përkujdes i shtuar dhe ndaj gjumit, kurë fljejmë e kurë zgjohemi. E preferueshme është të flejmë në gjumë në orën 10 apo 11 të mbrëmjes dhe të zgjohemi nga gjumi në orën 6 apo në orën 7 të mengjesit. Kjo kohë e të fjeturit është më e preferueshmja për të fituar energjinë që e kemi humbur gjatë ditës, që të jemi më të gatshëm e më optimistë për diten që na vije. Nuk është e mirë mospërfillja e kohës së gjumit, sepse nuk bëjmë gjumë të rehatshëm dhe energjija e humbur nuk rikthehet për të nesërmen.
Është në të mirën e shëndetit tonë fizik, emocional, intelektual e moral, të mos bëjmë jetë sedentare apo të bëjmë sa më pak të jet e mundur.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!