Mposhtja e shqetesimeve dhe brengosjeve permes autosugjestionit

Autisugjestioni eshte nje proces psikik i te menduarit tone, ku vetevetes i imponojme mendime te ndryshme pozitive apo negative, frikesuese apo te guximshme, shqetesuese apo relaksuese, brengosese apo mosperfillese dhe optimiste apo pesimiste, duke i analizuar ngjarjet e rrethanat jetesore, te cilat kane ndodhe apo mund te ndodhin brenda e rreth nesh gjate jetes.
Detyre e jona eshte ti mesojme perparesite dhe t`metat tona nga pervoja e se kaluares, qe ti eliminojme t’metat e ti pervetesojme e persosim perparesite. Eliminimi i t’metave e gabimeve tona dhe mos perseritja e tyre, eviton brengosjet dhe shqetesimet per te kaluaren e cila nuk kthehet më dhe per te ardhmen e cila nuk dihet se si do te vije. Permes shqetesimeve, brengosjeve, zemrimeve dhe streseve te ndryshme, asgje nuk mund te zgjidhim per jeten tone, perpos qe e shkatrrojme shendetin fizik, psikik, intelektual, emocional dhe ate social.
Nese mesojme nga gabimet e kaluara, nuk i perserisim ato herave tjera, dhe veprojme me kujdese duke i kryer datyrat dhe obligimet, pa ua kthyer shpinen qe te grumbullohen per te nesermen.
Marrja me ngjarjet e pakendeshme te se kaluares dhe brengosja e shqetesimi per te ardhmen, duke ia kthyre shpinen se tashmes, nuk ka asnje dobij, pos shkurtimit te rruges e cila na qone ma shpejte drejte varrit.
Nese hargjojme kote energji e potencial gjate te sotmes, duke u brengosur per te ardhmen qe nuk e dime se si do te vije dhe per te shkuaren qe nuk kthehet ma, do na ndjekin hap pas hapi vujtjet shpirtnore dhe shqetesimet, te cilat e shkaterrojne tersisht shendetin tone dhe e pengojne çdo arritje te suksesit gjate jetes.
Permes autosugjestionit duhet bere perqendrimin e fuqise dhe aftesive tona, per t`i realizuar me pergjegjesi detyrat dhe obligimet qe dalin ne te sotmen, te mos na grumbullohen per te nesermen. Po e beme kete potez psikologjik, e kemi siguruar nje baze te forte e te shendeteshme autosugjestive, qe te arrijme sa ma shume suksese ne lemije te caktuara jetesore. Nuk ka kurrfar te ardhme, pa nje angazhim efikas e te mirefillt ne te tashmen. Nga menyra se si jemi angazhuar ne te kaluaren, po ne ate menyre e jetojme te tashmen. Ashtu si angazhohemi ne te tashmen, po ashtu do ta jetojme te ardhmen.
Lexuesi im i dashur, eshte ne favor tonin qe te mbeshtetemi vetem ne ato mendime apo autosugjestione, te cilat krijojne bindje, besim dhe pershtypje te forte e optimiste per mposhtjen e shqetesimeve dhe brengave tona, duke i shendrruar ato ne force, vullnet, guxim dhe deshire per ta jetuar nje jete te dinitetshme, te virtytshme, te drejte, te moralshme, te barabart, te lire e kombetare. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje