Mos e lidhni unin tuaj me mbiunin e liderit qe i besoni

Te disa njerez ekziston nje lidhje e ngushte e psikologjise se unit te tyre , me psikologjine e mbiunit te liderit qe i besojne.
Sigmun Frojdi kete dukuri psikologjike ne vepren e tije „Psikoanaliza“, e trajton si varshmeri e unit te nje grupi njerezish, nene ndikimin e mbiunit dhe mbeshtetjen totale te liderit te tyre. Kjo kategori e njerezve e asimilojne unin e vete nen mbiunin e liderit te tyre, ku si rrjedhoje e ketije identifikimi, shembulltyra dhe figura e udheheqesit behet pjese e unit te tyre personal.
Besimi i verbert ne shembulltyren e liderit bene qe udhezimet, urdherat dhe keshillat e tije, te konsiderohen si ligje te persosura morale dhe te pagabueshme per unin e secilit, qe kane ra nen ndikimin e mbiunit te liderit.
Kesi raste ne historine njerezore ka te shumta. Sa e sa gjermanet kane ra nene ndikimin e Hitlerit dhe iu binden etikes se tije dhe unin e vete e asimiluan nen mbiunin e Hitlerit. Sa e sa ruset, unin e tyre e asimiluan nen mbiunin e Stalinit. Sa e sa shqiptaret unin e tyre e asimiluan nen ndikimin e mbiunit te Enver Hoxhes. Sa e sa  serbo-kroato-slloven e sllave tjere e shqiptare, unin e tyre e asimiluan nen mbiunin e Titos.Sa e sa besimtaret e asimilojne unin e vete, nen mbiunin e liderit te tyre fetar e politik  edhe sote, dhe shume shembuj tjere me radhe. Me nje fjale uni i kesaje kategorie te njerezve, asimilohet dhe tretet ne tersi,  duke u kenaqe me shijet e mbiunit te liderit te tyre qe i besojne verberisht.
Kjo forme e sjelljeve te njerezve neper periudha te ndryshme u treguar si jo e suksesshme, jo humane dhe mjaft shkaterruese e perqarese ne mes njerezve te botes dhe ne mes njerezve te nje kombi.
Lexuesi im i dashur, mos i asimilo deshirat e unit tende, ne deshirat e mbiunit te liderit qe i beson, sepse nuk mbetesh vetja jote, duke perule personalitetin dhe karakterin tende, pas hijeve te personalitetit te liderit, qe verberisht i beson! I juaj, mesuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje