Më mire eshte te kemi virtyte e modesti se sa vese e mendjemadhesi

                                     
Veset e ndryshme si mendjemadhesia, pertacia dhe padituria e vese tjera e shemtojne dhe e shkaterrojne individin, familjen, shoqerine, institucionet, politiken, perkatesine fetare, shtetin, kombin, kulturen, traditat tona, shkencen dhe historine. Kurse virtytet si modestia, puna, edukata, dituria, bashkpunimi, mirekuptimi toleranca, respekti, dashuria, vullneti e guximi, ne te kunderten i madherojne ato. Po mbizotron tek bota shqiptare egoizmi ekstrem e i pasocializuar mbi altruizmin, po mbizotrojne kundershtimet e perqarjet mes nesh  ne raport me unitetin, mirekuptimin, respektin e bashkpunimin. Po mbizotrojne veset ne raport me virtytet njerzore permes mendjemadhesise, pertacise, fjaleve te medha, mburrjeve te thata dhe lavdrimeve te kota, pa bere asgje me vlere kombtare, humane, morale e njerzore. Po mbizotrojne mbi te verteten dhe mbi vlerat reale e njerzore antivlerat, permes reklamave, lavdeve, mirnjohjeve, dekoratave e shperblimeve, gati thuja pa shkas e te kota, duke u kenduar  hymne, ode  e duke u thur lavde atyre qe mase paku i meritojne ato, te  mos them nuk i meritojne fare. –Nuk ka ves më te madhe per ne shqiptaret, se sa humbjen e deshires dhe vullnetit per pune, per dije, per edukate kombetare, morale, intelektuale, estetike, fizike e shendetesore. –Nuk ka ves, shemtij e humbje më te madhe per ne shqiptaret, se sa humbjen e dashurise, guximit, vullnetit, deshires dhe trimerise per ta mbrojtur atedheun e lirine e tij, per ta mbrojtur unitetin tone  kombetar dhe per ti bashkuar trojet tona. Nuk ka ves e shemtij  më te madhe per nje shtet e per nje komb, se sa mbizotrimi i korrupcionit, papunesise, varferise, padrejtesise, hajnise dhe shkaterrimit te institucioneve shtetnore, politike, fetare e kulturore. Ves më te shemtuar e ligesi më te madhe nuk ka, se sa shkelja mbi idealet dhe virtytet me te larta njerezore te heronjeve tane, se sa shkelja dhe perbaltja e gjakut te tyre derdhur per liri e pavaresi, per unitet e bashkim te trojeve. Ku ka ves e shemtij më te madhe nder ne shqiptaret, se sa posedimi i injorances, hipokrizise, dinakerise, mos respektit, xhelozise dhe urrejtjes e perqarjes. Kush mundet te mos e quaj ves e shemtij, kur lavdrohemi e mburremi se i kemi bere mrekullite per kombin, edhe atehere kur asgje nuk kemi bere e nuk bejme, perpos vjedhjeve, keqperdorimeve, dhe personalizimeve te pasurise kombtare dhe pervetesimit te vlerave e kontributeve te tjereve, qe i kane bere me perpjekje e mundime te medha fizike, intelektuale dhe me pene e pushke ne dore. Si mund ta quajm ndryshe, perpos ves e shemti te madhe, perpjekjen e disave per ta pervetesuar dhe keqperdor per interesa personale, per kariere, per pasuri e per tu graduar me grada te ndryshme, permes punes, menqurise, trimerise, guximit e heroizmit te tjereve dhe permes gjakderdhjes se bijeve dhe bijave tona me te mire te atdheut, edhe kure e kaluara e tyre nuk shkelqen per te mire, perpos shkelqimit te tradhetise, shpiunazhes, hipokrizise, dinakerise, cinizmit, pafytyresise dhe bashkepunimit me okupatorin. A ka kush qe nuk  i  thot vyrtyt i madherishem njerzor pos lakmiqareve e tradhtareve, veprimit te atyre, qe ia falen atdheut e lirise sone karieren, pasurine, gradat  dhe jeten siq bene Gjeneral Adem, Hamze e Shaban Jashari, se bashku me familje, siq bene Gjeneral Agim Ramadani, Sali Qeku, Zahir Pajazitit dhe Luan Haradinaj me trima, trimeresha e atdhetare tjere, te cilet nuk i ruajten per veti gradat, karieren, pasurine dhe jeten, qe ta zhvatin atedheun, siq po e zhvatin si eshte me keqe tani.
Lexuesi im i dashur, nuk mbrohet, nuk zhvillohet dhe nuk perparon atedheu, institucionet e tije, duke vrapuar pas interesave te ulta personale ne dem te qeshtjes sone kombetare, duke u lavdruar e krekosur permes fjaleve te medha, reklamave, pervetsimit merite e pa merite te mirnjohjeve, dekoratave e shperblimeve. Genjehemi shume, se mund te kemi liri e pavaresi te atdheut, gezim e lumturi ne jete, zhvillim e perparim te vendit, unitet kombtar e bashkim te trojeve, duke i demtuar interesat e pergjithshme kombetare, duke ua rrembyer lavdin atyre qe vertete e meritojne ate dhe duke rrahur gjoks e perdorur fjale te medha qe te dukemi më te vlefshem, se sa vertete jemi. I juaj, mësuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje