Menyra se çka vlersojme dhe i besojme si vlere ate e arrijme
Kerkesat dhe nevojat e ndryshme qe dalin gjate jetes, jemi pergjegjes kryesore t`i realizojme ato. Per aqe sa jemi te ndergjegjsuar, pergjegjes dhe kembngules t`i realizojme kerkesat, deshirat dhe synimet tona, aq edhe i realizojme ato.
Besimi apo mosbesimi ne vlerat tona qe i posedojme dhe besimi apo mosbesimi ne vlerat e rrethanave mes te cilave gjendemi, jane shkaktar qe te realizohen apo mos realizohen kerkesat, deshirat, synimet e qellimet tona gjate jetes. Kujdesi i shtuar se qfare po mendojme, ke po e vlersojme si vlere dhe çka po kerkojme, deshirojme e po synojme si te vlefshme, ashtu e ndertojme te tashmen dhe te ardhmen tone personale, profesionale, familjare e kombetare. Ata qe kane kujdese te shtuar me mendimet, vlersimet, deshirat, synimet e me sjelljet veta , po ashtu kujdesshem dhe me vizion te kjarte do ta ndertojne te tashmen e te ardhmen e tyre.
Sa shume perpelitemi e tendosemi perplot vuajtje me skemat e demshme te mendimeve, besimeve e vlersimeve tona, te cilat na sjellin dhimbje, kokqarje e telashe te mdha duke kritikuar, fajesuar, urrejtur, xhelozuar, hidheruar, zemeruar, frikesuar dhe inatosur me tjeret , besa edhe me vetveten, per mos sukseset tona personale.
Nese tendosjet e shqetesimet emocionale jane shkaktuar nga mendimet, vlersimet e besimet tona te gabuara, te ndikuara edhe nga mendimet negative te tjereve, duhet ndryshuar sa më pare ato duke i zavendesuar me mendime e vlersime largpamese, objective e te ndritshme per veteveten, per tjeret dhe per te ardhmen tone ne pergjithesi.
Per ta bere kete, duhet tua falim gabimet te gjithe atyre qe i kane bere pa dije dhe pa dashje ndaj nesh, e t`u kerkojme falje te gjitheve per gabimet tona ndaj tyre.
T´i falim gabimet e tjereve dhe t´u kerkojme falje per gabimet tona atyre, e marrim ne duar qelesin e ndryshimeve më pozitive ne jete. Kur eshte fjala te faljet e kerkim faljet, duhet patur vemendje te shtuar e vigjilence, se kujt po i kerkojme falje, ae meriton ai faljen tone dhe ae meritojme faljen e tije. Ke po e falim, e kush po na fal!?
Lexusi im i dashur, te kerkosh falje nga tjeret per gabimet tuaja pa dashje e pa dije, ti falish tjeret po ashtu per gabimet e tyre, nuk eshte ligesi por perkundrazi eshte menquri, largpamesi dhe njerezishmeri. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!