Marrja e vendimeve dhe shfrytezimi i fuqise se tyre

Qe ta gjejme qelsin me te cilin ndihmohemi ta shfrytezojme fuqine e vendimeve, e cila formoson pervojen tone ne çdo moment te jetes, me doemos duhet mbeshtetur ne keto parime: “1. Nuk duhet te harrojme kurre fuqine e marrjes se vendimeve, si nje mjete qe e perdorim ne çdo çast per te ndryshuar te gjithe jeten tone. Ne çastin qe marrim nje vendim, vejme ne levizje nje shkak, nje efekt, nje drejtim dhe pikemberritje te re ne jeten tone. Ne ato qaste qe marrim nje vendim te ri, fillojme ta ndryshojme jeten. Nuk duhet te harrojme se, kur ndjehemi te tronditur, kur ndjehemi se nuk kemi asnje zgjidhje, ose kur na ndodhin gjera shqetesuse, mund t`i ndryshojme ne ato momente kur veprojme dhe e marrim nje vendim te ri e te ndergjegjesuar.
2.Te kuptojme se hapi me i veshtire ne arritjen e nje çellimi, eshte te marrim nje vendim te vertete e te ndergjegjesuar. Njerezit me te suksesshem marrin vendime te shpejta, sepse i kane te kjarta vlerat e vendimeve dhe e kane te kjarte se çfare duan per jetene e tyre. Ma ngadal i ndryshojne vendimet, se sa tjeret. Ne anen tjeter, njerezit qe deshtojne vendimet zakonisht i marrin ngadal dhe mendjen e ndryshojne shpejte duke u lekundur majtas e djathtas te pavendosur ne vendimet qe i kane marre. Nuk duhet braktisur kurre nje vendim, pa ndermarre më pare nje veprim te veçante drejte realizimit te tije.
3.Te marrim vendime shpesh, ma shume permiresohemi gjate marrjes se tyre dhe nuk do ta besojme energjine dhe emocionet tona sa shume do te rriten e perforcohen.
4. Te mesojme perparesite e mangesite nga marrja e secilit vendim dhe kur na ndodhe e pashmangshmja, ne vende qe ta leshojme veten ne shqetesime e brengosje, te mesojme diçka nga veprimet tona te gabuara. Deshtimet munden me qene nje dhurate e pabesueshme, nese deshtimin e perdorim per te marre vendime më te mira ne te ardhmen.
5. Te qendrojme besnik ndaj vendimeve, por te jemi elastik ne rrugen tone, ta arrijme ate qe kemi vendosur te jemi e ta kemi. Shpesh duke vendosur se çfare duam per jeten e çfare duam te behemi, kapemi te menyra qe e dijme ne ate qast, bejme nje tablo planifikimi, por nuk jemi te hapur ndaj rrugeve tjera dhe mbesim te ngurte ne qasjen tone, pa e perpunuar mjehstrine e elasticitetit.
6.Te knaqemi kur marrim vendime, sepse ne çdo çast mund te ndryshojme rrugen e jetes tone pergjithmone. Ne ato momente kur marrim vendime mundet me qene momenti i vetem qe i bene dyerte e rrjedhes te hapen dhe prej tyre te dalin te gjitha gjerat qe i kemi pritur”.
Lexusi im i dashur, eshte e udhes te knaqemi sa here te marrim vendime, sepse ne çdo çast mund te ndryshojme pergjithmone rrugen e jetes sone. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje