Iluzionet ne politike apo vetmashtrimet shkatrrojne çdo gje me vlere kombtare e njerzore
Politika shqiptare dhe nje pjese e konsiderushme e shoqerise se saje eshte mbush e stermbush me iluzione apo vetmashtrime, me dashje apo pa dashjen e saje, me dije apo pa dije, me mundesi apo pamundesi ta shohin ne sy e drejte realitetin e hidhur, qe e ka perfshire tere gjeografine shqiptare dhe popullin e saje qe jeton ne te. Iluzionet jane perceptime te gabuara qe e shtremberojne tersisht te verteten mbi realitetin natyror, shoqeror, politik, fetar e shpirteror ne mesin e nje shoqerie. Ajo shoqeri qe eshte e emancipuar, i lftone iluzionet nga skena e perdorimit politik, fetar, kulturor, profesional e intelektual. Iluzionet apo mashtrimet i shkaktojne shume faktore, si: mungesa e pervojes, mungesa e diturise profesionale e politike, niveli i ulte i motivacionit dhe ndjeshmerise emocionale, temperamenti defanziv, karakteri dhe personaliteti i dobte dhe i pagdhendur. Shkurtpamesia, vizionet e shterrura, lakmija e ndotur, morali i ulte, zhveshja nga ndjenjat humane dhe altruizmi, zhveshja nga ndjenjat kombtare dhe dorzimi nga presionet e ndryshme politike, brenda e jashte vendit, nga ndikimi i rrethanave ekonomike e socialkulturore. Duhet patur kujdese e vigjilence te shtuar, qe mos te bijme ne oqeanin e pafund te Iluzioneve e mashtrimeve. Te gjithe faktoret qe u permenden më larte, gjejne strehim tek personat qe nuk jane kompetent e pergjegjes ne vendin qe e kane marr mbi pergjegjesite e veta, duke shkaktuar tek ta iluzione e mashtrime te sterngarkuara, ne perceptimet, mendimet, qendrimet, vlersimet, gjykimet, kolnkludimet dhe veprimet e tyre. Perceptimet reale jo iluzore, bejne pasqyrimin sa më te vertete e te argumentuar te nje realiteti per te cilin flitet dhe i shembin mitet e perceptimeve iluzore, te rrejshme e mashtruese rreth atij realiteti, me te cilat eshte mbushur perplot te menduarit, gjykuarit, konkluduarit dhe vepruarit e politikaneve, klerikeve fetar dhe intelektualeve ne skenen tone shqiptare.
Lexusi im i dashur, eshte fitore e madhe per ne shqiptaret, nese e fitojme betejen duke u ballafaquar me iluzionet, te cilat jane te mbushura perplote me mitizime, mashtrime e shtremberime te ndryshme te realitetit natyror, shoqeror, shpirteror, politik, fetar e intelektual. I juaj, mësusi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!