Per gjendjen tone kombetare eshte fajtore Evropa,Turqia, Rusia, fqinjet tane pushtues apo ne si komb

Per aqe sa eshte fajtore Evropa, Turqia, Rusia dhe fqinjet tane pushtues per gjendjen tone te mjere kombetare, po per aqe, mos ndoshta edhe më shume jemi fajtor ne si komb. Evropa, Turqia, Rusia me aleatet e vete, bene e çka nuk bene ne deme te shqiptareve, por ne si popull e si komb asnjehere nuk kemi qene te rreshtuar si duhet per interesat tona kombetare, edhe pse derdhem gjak shume neper periudha te ndryshme historike, per ta vendos fatin tone dhe per tu mbrojtur nga pushtuesit tane.                                                                                                                                                                 Shtetet ne fjale se bashku me aleatet e tyre satelit, edhe pse e bene kerdine ne dem te trojeve tona dhe popullates duke e gjakosur dhe shfarosur masivisht, faji medoemos mbetet edhe tek ne si komb qe i pranuam verberisht dhe ne menyren me primitive, perqarjet qe naj imponuan dinakerisht permes hipnotizimeve fetare e politike dhe permes dhunes, duke u perqare dhe duke u bere kundershtare te rrepte mes veti, qe nga pushtimi i Ilirise e deri ne ditet e sotit, duke dobesuar forcen tone mbrojtese permes perqarjeve dhe urrejtjeve nga llojet me te ndryshme.
Ky primitivizem perqares mes neshe eshte vertetuar më pare e po vertetohet edhe tani, me Kosoven e Shqiperine dhe me shqiptaret e pushtuar ne trojet e veta nga Greqia, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.                                                                                                                                                                  Faren e perqarjes e mbollen neper shekuj pushtusit tane, permes feve, ndikimeve politike, kultures dhe dhunes se tyre, ndersa ne si komb fatkeqesisht po e kultivojme edhe metej kete fare te shemtuar, po e kultivojme lakmine ne dem te njeri tjetrit, po e kultivojme urrejtjen e hasmerine mes veti, po e kultivojme edhe tradhtine duke shkattrruar veten gjithnje e me shume, e duke i konsoliduar radhet e pushtueseve tane, sipas apetiteve dhe synimeve te tyre.
Ne shqiptaret po e vertetojme gjithnje e më shume sikur nuk dojme te mbushemi mende, sepse edhe sote e kesaje dite, po e pranojme me fanatizem faren perqarese permes feve, permes klaneve te ndryshme politike e ideologjike, duke u ndare shpirtnisht sipas radhes se perkatesive fetare, politike, ideologjike e regjionale dhe duke luajtur per mrekulli rolin e papagallit, tersisht ne dem te interesave tona kombetare. Pra gjithnje e me shume po e harrojme kulturen tone, zakonet, traditen, moralin, drejtesine, edukaten, besimin, humanizmin dhe çdo gje qe ishte me se njerezore dhe e perkryer. E sote?! Te ndare e te perqar si eshte zi e me zi, duke vepruar sipas deshires se atyre qe e mbollen faren perqarese mes neshe.
Eshte e pamundeshme te mos e pranojme fajin tone si komb per gjendjen momentale qe gjendet Kosova e Shqiperia, me gjysmen e trojeve te pushtuara nga greket, maqedonet, serbet dhe malazezet. Ne Kosove e ne Shqiperi dhe ne trojete e pushtuara nga fqinjet tane, po neperkemben parimet themelore te drejtesise, po keqeperdoret me te madhe pasuria shoqerore e kombetare, po abuzohet me mjekesine dhe parimet etike te shendetesise, po abuzohet me edukaten kombetare, arsimin, dijen dhe shkencen, duke shitur diploma si ne treg te mallrave, e duke regjistruar student qe nuk meritojne te regjistrohen neper vende elite te studimeve, permes lidhjeve e klaneve mafioze, duke punesuar militant politik e shebrtore te politikes. Ne Kosove e ne Shqiperi e ne trojet tjera shqiptare pasurohen brenda nje nate njerezit e qeverise, uzurpohen pronat shtetnore, uzurpohet rryma sipas lagjeve e partive, uzurpohet uji sipas klaneve e deputeteve.                                                                                                                                              Permes tendereve behen krimet me te medha te mundeshme. Investimet qe behen permes shtetit, mbulohen me keqeperdorime e dallavere. Ne Shqiperi e ne Kosove dhe trojet e pushtuara shqiptare, po lulezon korupsioni, prostitucioni, narkomania dhe trafikimi me qenje njerezore. Ne Shqiperi e ne Kosove dhe ne trojet e pushtuara shqiptare, kane ngritur koken grupacione te ndryshme fetare e politike si misionar te caktuar, ne dem te qenjes sone kombetare.
Kë ta fajsojme perpos vetevetes per  gjitha keto te keqija qe po ia bejme vetit, vendit dhe kombit tone?!                                                                                       Disa demagog po paraqiten ne skenen tone politike rrejshem, më evropian se sa evropianet, edhe pse puna dhe vepra e tyre po tregone kush jane dhe ku e kane vendin. Evropen nuk duhet ta pranojme me statusin tone si zhelana e qyqana, te ndare si komb ne dy shtete shqiptare e ne kater shtete fqinje greko-sllave. Ne evrope duhet te shkojme si popull i barabart me tjeret, i bashkuar si komb dhe ta marrim vendin aty ku e kishim me pare, si nder me te miret ne mesin e me te mireve, e jo si qyqare e zhelana, duke u shpifur si evropian, sipas deshires se pushtueseve tane. Per qudi keqbersit shqipfoles te trojeve tona, per leverdite e tyre personale e shume te ulta, e kane mbush fjalorin e vete dhe stermbush, me nje zhargon fjalesh: Evropa, evropianizimi, kultura evropiane, civilizimi evropian, jemi evropian, i takojme Evropes, po ecim drejte Evropes dhe nuk ka kush te na ndale, duke harruar fare nenen e tyre Shqiperi, qe e ka coptuar e bere cope e grime dhe prap po e copton, Evropa se bashku me Rusine, Turqine dhe shtetet e tyre satelite ne ballkan.
Lexuesi im i dashur, mos u paraqit ne skene si evropian i rrejshem, sepse puna dhe vepra te tregojne kush je dhe ku e ke vendin. Evropen nuk duhet ta pranojme me statusin tone si zhelana e qyqana, te ndare si komb ne dy shtete shqiptare e ne kater shtete fqinje greko-sllave. Ne evrope duhet te shkojme si popull i barabart me tjeret, i bashkuar si komb dhe ta marrim vendin aty ku e kishim me pare, si nder me te miret ne mesin e me te mireve, e jo si qyqare e zhelana, sipas deshires te disa forcave agresore, shfrytezuese dhe pushtuese. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje