Nuk eshte mire te maskohemi e te paraqitemi ne publik ata qe nuk jemi

Sa e sa vuajtje na ndodhin gjate jetes duke u perpjekur ta luajme rolin para publikut, e atij njeriu qe nuk jemi. Kjo loje eshte e mundimshme dhe nuk sjelle rezultate te frytshme, pos qe te bene nje njeri qesharak para tjereve.                                                                                                                                        Ne momentin kur vetdijsohemi se perpjekjet tona artificiale, edhe pse jane te mundimshme, nuk na sjellin kurrfar frytesh gjate jetes, fillojme ta adhurojme veten ashtu s’iqe jemi dhe nuk kemi nevoje te paraqitemi ata qe nuk jemi, por kemi nevoje te perpiqemi te behemi sa më te mire ne raport me tjeret. Kure e kuptojme se asgje te dobishme nuk ka prej maskimeve, largohemi sa më pare prej nje loje te tille maskash.                                                                                                                                                                                                                                                             Mos pranimi i vetes ashtu siq jemi, shkakton telashe te medha, tendosje emocionale e shqetesime te ndryshme, duke bartur mbi vete barren e rende artificiale, qe te personifikohemi me ata qe nuk jemi.                                                                                                                                                                         Bartja e barres artificiale te maskimeve, per shume ke, eshte burim i pashterrshem i neurozave, psikozave dhe streseve te medha, mbushur perplote hidherime, zemerime, urrejtje dhe gjelozi, qe nuk mund te behen  permes maskave ata qe nuk jane natyrshem dhe nuk bejme perpjkje te natyrshme te behen më te mire ne raport me tjeret.                                                                                                                                                                                                        Iniciativat e panatyrshme qe permes maskave te behemi ata qe nuk jemi, me siguri na bejne te ndjehemi keqe per dite e ma shume, sepse jetes tone nuk i mbetet kurrfar kuptimi dhe shtegdalje, duke ia mbyllur te gjitha rruget vetes, perpos rruges e cila shum ke e ka quar deri te akti i vetvrasjej, si shkak i  maskimeve te perhershme duke i mbuluar t`metat permes maskave, e jo duke i eliminuar ato, permes zavendesimit me perparesi te ndryshme.                                                                                                                                                                                                                                                            Eshte problem i madh te kemi pune me njerze qe shtiren e maskohen, se jane te tille çfare nuk jane. Shume njerze ka, qe maskohen dhe fshihen pas maskave te tyre, duke u paraqitur para publikut engjuj, edhe pse ne realitet jane djaje te vertete.                                                                                                Lexusi im i dashur, te maskuarit i sjellin deme te medha tjereve ne ate mes ku jetojne dhe kombit ne pergjithesi, edhe pse ne fund, mund ta marrin denimin më te madh jetsor. Ket duhet ta dijme secili. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje