Formimi dhe deformimi i karakterit dhe personalitetit

Mendimet e veprimet e perditshme tonat sipas permbajtjes se tyre e formojne apo e deformojne  dalngadal karakterin dhe personalitetin tone. Mendimet e veprimet qe i bejme gjate jetes, me permbajtje te mira apo te kqia qofshin ato, po me ate natyre permbajtjesh dita dites i ndertojne edhe tiparet e temelin e karakterit dhe personalitetittone. Sipas materialit qe e perdorim gjate te menduarit tone, formesohet temeli, tiparet e karakterit dhe personalitetit tone.
Ai temel dhe ato tipare te karakterit dhe personalitetit qe u bejne balle rrebesheve te kohrave te cilat vijne e shkojne dhe nuk perkulen e nuk shkatrrohen nga rrebeshet dhe fortunate e ndryshme qe i sjelle koha, e tregojne nje dore punetore,  te shkathte, nje mendje te ndritur, nje shpirt e zemer bujare, qe e ka perzgjedhur me kujdese materialin e duhur, per ta ndertuar nje temel i cili personifikon po ashtu nje karakter e personalitet te mire e te forte.
Ata qe e kane ndertuar dhe e ndertojne ne vazhdimesi nje temel qe personifikon nje karakter e personalitet te forte e te mire, ne asnje menyre nuk perfshihen nga rrebeshet e ndryshme, qe vijne e shkojne neper kohe dhe interesat e veta nuk i realizojne me asnje kusht e me asnje qmim ne dem te interesave te tjereve dhe shkaterrimit te tyre, permes rruges se pushtetit, pozites qe e posedojne, permes genjeshtrave e mashtrimeve te shumta , permes premtimeve te rrejshme dhe permes verjes se kushteve te pandershme, viktimave qe presin ndihme dhe trajtim te drejte e te ndershem nga ata.
Si po duket ne mesin e shoqerise shqiptare dita dites po shtohet numri i atyre te cilet ndertojne temele te dobta gjate jetes , qe manifestojne tipare po ashtu te dobta e te kqija te karakterit dhe personalitetit te tyre, qe shkaktojne deme te medha mes individesh, familjesh, institucionesh, ku jetojne e veprojne ata dhe i shkaktojne deme te medha  kombit ne pergjithesi dhe pasurise se tij ne veçantij. Te cilet i shkaktojne varferi vendit, papunesi, presion politik, burgosje e tortura qytetareve te pa degjushem dhe u shkaktojne atyre humbje totale te shprese per te punuar e vepruar, per te studjuar e perpruar dhe  per te bere jete normale ne vendin e atedheun e vete.
Lexuesi im i dashur, per te gjithe vlene kujdesi i shtuar gjate formimit te mendimeve, ideve dhe pikepamjeve, ne baze te cilave manifestohen sjelljet, dhe menyra e ndertimit te tipareve te karakterit dhe personalitetit tone ne pergjithesi. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje