Edukata, mesimi dhe dituria nuk nis me shkollen dhe nuk ndalet me perfundimin e saje

 

Mesimin, edukaten dhe diturine e nisim ne gjiun familjar dhe e vazhdojm ne gjiun shkollor, shoqeror dhe ne ate natyror, deri ne perfundim te jetes sone.
Ne familje i marrim hapat e pare te mesimit, edukates dhe diturise per jeten. Niveli i zhvillimit familjar dhe perkushtimi i saje per rriten dhe edukimin e femijeve te vete, pason edhe nivelin mesimor-edukativ dhe diturise tek femijet.
Ne shkolle shkojme te marrim e te mesojme dhe pervetesojme aftesi, shprehi e shkathtesi te reja edukative, qe jane te favorshme per jeten dhe ardhmerine e njerezimit. Niveli i pervetesimit te ketyre virtyteve te medha njerezore, varet nga niveli qe e posedon shkolla, mesuesi i saje dhe stafi udheheqes e profesional qe e posedon ajo.
Ne shkolle mesojme qe kultura, arti, filozofija e fusha tjera shkencore te perparojne e te zhvillohen sa ma shume ne nivel vendi dhe ne nivel kombetar.
Nese ndalojm me perfundimin e shkolles, te marrim edukate e njohuri te matejshme, qe mundesojne rriten dhe persosjen e njohurive tona te pergjithshme dhe profesionale, te cilat i kemi marr ne shkolle e qe jane apo duhet me qene te domosdoshme per jeten personale, familjare, shoqerore dhe kombetare, i kemi izoluar te gjitha ato vlera qe i kemi marr ma pare ne familje dhe ne shkolle, duke ia hapur deren injorances dhe verberise, ta mbizotrojne menyren e te jetuarit tone si individ, si familje e si komb.
Lexusi im i dashur, mesimi, edukata dhe dituria nis me familjen, nuk perfundon me shkollen dhe vazhdon gjate gjithe jetes duke i kuptuar fshehtesite e botes natyrore, botes shoqerore dhe asaje shpirterore, deri ne perfundim te te jetuarit tone. Me respekt, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje