Edukata, besimi dhe shkollat Ilire para pushtimit romako-bizantin- ripostim

Iliret kishin edukate dhe besim te veçante e te zhvilluar i cili cilesohej kulmi i kultures evropiane. Tek Iliret sikurse edhe tek popujt tjere antik, organizimi i procesit edukativo-arsimor behej neper qytete si qendra organizative. Neper keto qendra gjate periudhes skllavo-pronare, “kujdese te posaqem i kushtonin edukimit fizik, ushtarak dhe edukimit intelektual e punues”. Per kete process edukativo-mesimor,”flasin veglat e punes, mjetet e luftes, lodrat e femijeve te gjetura neper Tumulat Ilire”.
Iliret i çmonin jashtezakonisht llojet e ndryshme te shkathtesive ushtarake dhe “ kalerimin e persosur me kuaj, ku ne prekrenaret e tyre figuronte emblem e kalit. Keto deshmi gjenden qe nga shek. i V p.e.r”. Po ashtu “qe nga shek. i III p.e.r. gjenden pllaka bronzi me kuaj”. Po ashtu ka te dhena se Mbreti Ilir Bardhyli ne shek. IV p.e.r.“luftonte mbi kale edhe kur ishte ne moshen 90 vjeqare. Dardanet ne monedhat e tyre simbol te qmuar e kishin kalin. Nderkaq mbreti tjeter Ilir Genti shek. II p.e.r. studjoj efektin sherues te bimeve te ndryshme, nder te cilat i vecoi edhe vetite sheruese te nje bime qe e mori emrin sipas mbretit dhe shkenctarit Gent e cila quhej Gentiana“. Mbi kete baze te larte kulturore lindi edhe mbreteresha Teuta, e cila beri luftra te pergjakshme kunder luftrave pushtuese te romako-bizantineve. Qe mos te zgjerohem, se mbi kete baze ka patur edhe shume mbreter Ilir.
Krejte kjo qe u tha me larte, deshmon se edukimi dhe arsimi i Ilireve ishte nje veprimtari e vetedijshme shoqerore dhe e organizuar mjaft mire. Iliret ishin gurgdhendes te forte ku edhe sote e kesaje dite gjallerojne neper trojet tona kullat e medha dhe te forta ndertuar prej guri dhe keshtjellat e famshme. Iliret ishin prodhues keramike, punues metalesh, ndertimtare te dalluar anijesh luftarake, ishin mjeshter te dalluar te artizanateve dhe adhurues te edukates esteike qe dalloheshin ne arte,muzike dhe oratori.
Femijet e Ilireve qe nga lindja e deri ne moshen 6 vjeqare edukoheshin dhe mesoheshin ne gjiun familjar, ku rolin kryesor ne edukim dhe besim ne simbolet fetare e luante nena, e cila konsiderohet e barabart me burrin dhe per kohen ato demonstronin fuqi te barabart me ta dhe deshire te madhe per pune po ashtu si burrat. Besimi fetar ishte i perqendruar ne figurat e shejta dhe reale, si dielli, toka ajri dhe uji, permes te cilave e besonin zotin si krijues i ketyre elementeve te madhirshme e te shejta te gjithesise, pa te cilat nuk do te kishte e nuk do te kete ekzistenece bota e gjalle bimore, shtazore dhe ajo njerezore ne rruzullin toksor.
Femijet e moshes 7-11 vjeqare „ shkonin ne shkolla fillore gramatikore ku mesonin shkrim lexim dhe njehesim. Mjetet per te shkruar ishin tabelat e vogla prej druri dhe te lyera me shtrese dylli. Veglat e mprehta metalike apo kockat ne forme lapsi, sherbenin per te shkruar. Perdorej papirusi edhe pergameni, per te shkruar ne to, e sidomos me pene te ndertuar nga puplat e shpezeve qe ngjyheshin ne boje“.
Te rinjte e moshes 12-14 vjeqare,“ edukoheshin dhe arsimoheshin neper Palestra, ku i kushtohej rendesi e madhe edukimit fizik e shendetesor, nepermjet ushtrimeve gjimnastikore dhe atletikes, duke i kalite te rinjet sa me te fuqishem, te qendrueshem, te shkathte dhe me nje trup te bukur prej nje atleti“.
Rrethe moshes 15-16 vjeqare,“ te rinjte vazhdonin shkollimin neper gjimnaze ku kujdese te vecante i kushtohej pergatitjes ushtarke nepermjet vrapimit, kercimit, hedhjes se shtizes dhe diskut duke bere edhe gara te ndryshme sportive. Po ashtu ne keto gjimnaze pervetesohej arsimi letrar, filozofik, politik dhe juridik, permes njerezve me te ngritur te kohes“.
Ne moshen 18-20 vjeqare,“ pergatiteshin te rinjte dhe persoseshin sa me shume ushtarakisht per mbrojtje te kufijeve neper qytete ku jetonin“.
Po ashtu kishte edhe institucione te larta arsimore univerzitare antike si „ne Apoloni, Butrint dhe Durs. Ne keto univerzitete jepnin mesim dijetaret me te zotet te kohes ku i mesonin studentet ne fushen e gjuhes, filozofise, oratorise dhe letersise“.
Ne historine e Ilireve, vende te rendesishem zene edhe luftrat e tyre te shumta qe ishin plote rezistence duke luftuar balle per balle me romako-bizantinet, qe ta mbrojne Ilirine e tyre te dashur, tokat, shkollat, kulturen dhe simbolet e tyre fetare. Kjo rezistence zgjati per me shume se sa dy shekuj me radhe, derisa u pushtua tersisht Iliria ne vitin 49 te eres sone, apo ne funde te gjysmes se par te shekullit te pare, te eres sone. Pas shekullit te pare e tutje, cdo gje qe ndodhi me shkollat e Ilireve, me kulturen, besimin dhe simbolet fetare te tyre, u be me qellime kryesore te asimilimit te popullit Ilir dhe atije shqiptar, nga secili pushtues qe patem fatin jo te mire, te na pushtojne. Keto pushtime po vazhdojne edhe sote e kesaje dite per gjysmen e trojeve tona edhe pas 20 shekujve pushtim.
Lexuesi im i dashur, eshte koha e fundit ta mesojme historine tone neper shekuj, sa me drejte e sa me real, qe ta qesim ne drite se kush ishin pellazgo-iliret dhe kush shqiptaro-arberoret si pasardhes te tyre. Sa siperfaqe tokesore ne km katror patem para se te pushtohej Iliria nga romako-bizantinet, e sa km katror na kane mbete sote.                                                                                                                                                                                                                 Keto te dhena qe i kam ofruar lexusit permes shkrimit tim, mund ti gjeni edhe më gjersisht ne librin e Dr. Hajrullah Koliqit: Historia e arsimit dhe mendimit pedasgogjik shqiptar, ne kapitullin e par  te ketij libri, i cili mbane titullin: Edukata dhe arsimi i Ilireve, fq. 29 deri ne fq. 42
I juaj mesuesi Ise

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje