Djalli ka depërtuar në shumë koka njerëzish
06. 06. 2016- ripostim
Ata jane djaj fund e krye, por paraqiten të maskuar me maska njerezish! Nuk ka djaj më të mëdhenjë se ata që i gënjejnë dhe i mashtrojnë tjerët per interesa të veta përsonale e karieriste?! Si mund të quhen ndryshe kjo kategori njeëztish, pos djaj?! Pra ata që shkelin mbi gjakun e dëshmorëve, mbi interesat e kombit dhe e tradhtojne vendin, duke bashkpunuar me pushtuesit tanë dhe me qarqet e ndryshme antishqiptare!
A ka djaj më të mëdhenjë se ata që shkelin mbi ndein e vetë dhe mbi moralin e tjereve?! Si mund te quhen përpos djaj ata që vrasin, dhunojnë, trafikojnë dhe i drogojnë tjeret?! A ka djaj me te medhenje se sa tradhtaret e kombit dhe interersave te tije?! Si mund të quhen ndryshe, përpos djaj me dy gerba e djaj me mjekrra djajësh ata që rrejshëm ua kanë dhënë titullin e veteranit luftetar dhe ata që e kanë pranuar rrejshem këtë titull me vyrtyte kaqë të larta njerezore?!
Si mund të quhen ndryshe përpos djaj e bij djajësh, ata qe shkelin mbi kushtetutën tonë për interesa të veta përsonale e karieriste, e cila është fituar me gjakun e dëshmorëve të këtij kombi?! A ka djaj më të mëdhenjë se sa ata që nuk punojnë e nuk sakrifikojnë për kombin dhe vendin ku jetojnë e veprojnë?! Si mund te quhen ndryshe pos djaj e shkuar djajëve ata që hudhin baltë e pluhur kundër besimeve fetare të njëri tjetrit mes kombit tonë, për ti përqarë shqiptarët?! Me siguri nuk ka!
A ka djaj më të mëdhenjë se sa ata politikan që gjenden në ballë të kombit tonë dhe mendojnë e veprojnë vetem per interesa të veta personale dhe për karierë, duke tjetërsuar pasurinë kombetare në pasuri personale?! Me siguri nuk ka!
Lexuesi im i dashur nuk na ka mbetë gjë tjeter pos ti lutemi Zotit dhe të përpiqemi sa më shumë, që mos të na futet djalli edhe nëpër kokat tona dhe të bëjë konak të përhershëm në to, siq ka bërë konak në kokat e akterëve të përmendur më lartë .
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!