Disa prej bindjeve e besimeve tona na pengojne te ecim perpara

Dhimbja e kenaqesia na qeverisin ne te gjitha perpjekjet qe i bejme, mendimet, idete dhe pikpamjet qe i mbrojme, bindjet e besimet qe i posedojme dhe i perdorim gjate jetes.                                                                                                                                                                                                                                   Ne shpesh here këmbngullim tek nje gjendje e pavolitshme  e statusit tone jetesor dhe nuk kemi vullnet, guxim e kurajo te punojme ne drejtim te zgjidhjes, ndryshimit e permiresimit te tije, per shkak te frikes e besimit qe mund ta humbim edhe ate qe e posedojme momentalisht. Kjo gjendje stagnimi, ndodhe per shkak te bindjeve e besimeve tona frikesuese, se ndryshimi do te na qoje tek e panjohura, e cila mundet me qene shume më e dhimshme, se sa gjendja te cilen e posedojme momentalisht.                                                                                                                                                                    Frika dhe menyra e bindjes dhe besimit qe mund ta humbim edhe ate qe e posedojme per momentin, i frenon me te madhe proceset e ndryshimit, zhvillimit e progresivitetit, nen arsyetimin: ” Nje zog ne dore vlene  sa dy ne kaçube”. ” Më mire djallin qe e njohim, se sa djallin qe nuk e njohim”.      Besimet e bindjet tona thelbsore, qe ne esence e kane frikesimin e dyshimin, na pengojne shume te ndermarrim veprime te cilat mundesojne ndryshim e permiresim ne standardin e statusit tone jetesor.                                                                                                                                                                  Nese kemi deshire, vullnet, guxim, dashuri , vendosmeri e perkushtim, te ecim perpara dhe ta ndryshojme statusin tone te pavolitshem jetesor, me doemos kerkohet ta kapercejme friken, besimet e bindjet tona, qe refuzojne te marrim iniciativa dhe vendime te ndryshme, te cilat e mundesojne ndryshimin e gjendjes sone momentale  e te pavolitshme jetesore, nen arsyetimin, se mund te humbim edhe atë qe e posedojme.                                                                                                                                                                                                                                                       Ata qe arrijne suksese e gjera te vlefshme gjate jetes, i menagjojne mire e drejte besimet dhe bindjet e veta, duke i liruar ato nga frika e pa arsyshme dhe friken e shnderrojne ne force permes vullnetit, deshires, guximit, dashurise, vendosmerise dhe perkushtimit, edhe me qmimin e sakrifices, per t`i kapercyer pengesat qe u dalin para  gjate  veprimit me i realizuar  deshirat dhe synimet  qe ia kane vuar vetit si obligim.                                                        Lexusi im i dashur, me besime kufizuse e bindje frikesuese, nuk mund t`i qojme proceset perpara e t`i arrijme deshirat tona qe ia kemi vuar vetit si qellim, qoft si individ, si familjar, institucion, shoqeri, shtet e qofte si komb. I juaj, mësuesi Ise

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje