Dallimi i vetkontrollit tonë të vetëdijshëm dhe të pavetdijshëm, është me rëndësi të madhe për ne

22. 04. 2025

Karakteistikat e vetëkontrollit të vetëdijshëm janë:

1. Vetëkontrolli i vetëdijshëm bëhet nga një kuptim i kjartë i emocioneve, mendimeve, impulsëve dhe nevojave përsonale,

2. Bazohet në vetëdije, përgjegjëshmëri dhe në rregullim,emocional, logjik e racional, jo përmes frikës apo shtypjes,

3. Përsoni e di pse ndjenë diçka, pse deshiron të veproi në një mënyrë dhe vendos me vetëdije si do të veproj,

4. Ky vetëkontroll ka fleksibilitet, ndryshon sipas kontekstit dhe rritet me përvojën.

Shembull praktik: Një përson ndjen zemërim të fortë gjatë një debati, por falë ndërgjegjësimit për emocionin dhe qëllimin e tij, ai zgjedh ta shpreh në mënyrë të kjartë, pa sulm, por e kanalizon shprehjen aty ku duhet vepruar e i duhet vepruar.

Për ta arritur kontrollin e vetëdijshëm të vetëvetës, duhet paisur me njohuri të mjaftushme rreth procesve të ndryshme psikike, emocionale dhe fizike.

Karakteistikat e vetkontrollit të pavetëdijshëm:

1. Ky vetë kontroll bazohet në frikë nga ndëshkimi, nga turpi nga nevoja për miratim, ose nga mësime të brendësuara pa reflektim,

2. Përsoni nuk është i vetëdijshëm për emocionet e veta reale, të cilat pa vetëdije ai i frenon ose i mohon,

3. Ky vdetëkontroll është shumë i ngurtë i cili shpesh krijon tension të brendshëm,

4. Emocionet e “papërshtatshme” shtyhen, edhe pse më vonë dalin në mënyrë indirekte ose të pamengjueshme.

Shembull praktik: Një përson buzqesh në situata ku ndjenë dhimbje ose zhgënjim, sepse ka mësuar që shprehja e dobësisë është e papranueshme. Në vëndë që të kuptoi dhe të shpreh ndjesitë, ai i mbanë brenda ndjesitë derisa ato të shfaqen me simptoma fizike apo shpërthime të papritura emocionale.

Për këto shfaqje problemesh është i nevojshëm tratimi psikologjiko-psikoterapeutik i procesve të ndryshme psiko-emocionale, intelektuale e fizike.

I juaj, mësuesi Isë

Të gjitha reagimet:

1Fadil Tanushi

Pëlqej

Komento

Ndaj

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje