Çka nënkuptojmë me temperamentin e njeriut dhe me llojin e temperamentit tek ai

23. 04. 2025

Temperamenti i njeriut i referohet tipareve të qëndrueshme dhe të lindura të përsonalitetit, që lidhen me mënyrën se si një përson reagon zakonisht emocionalisht dhe sjellshëm ndaj situatave të ndryshme. Temperamenti përshkruan ritmin, intenzitetin dhe qëndrueshmërinë e emocioneve dhe sjelljeve të individit, si pjesë biologjike e përsonalitetit, e cila shfaqet që në fëmijëri.

Llojet e temperamentit tek njerëzit

Tek njerëzit nuk ekziston një formë e pastër e temperamentit, por një formë e përzier tek individë të ndryshëm. Shumica prej tyre kanë një përzieje të tiparëve, por njëri tipar dominon zakonishtë mbi tiparet tjera tek individi.

Tradicionalisht, që nga koha e Hipokratit Dhe Galenit, temperamentet e njerëzve ndahen në katër kategori kryesore:

1. Sangvinik: I gëzueshëm, i shoqërueshëm, energjik, dhe optimist. Reagon shpejtë, por emocionet e tij nuk zgjasin shumë. I prirur për të pasur mardhënie të lehta me të tjerët.

2. Kolerik: Aktiv, i vendosur, i fortë dhe ambicioz. Reagon shpejtë dhe emocionet e tij janë të qëndrueshme. I prirur për të udhëhequr dhe për të marrë iniciativa.

3. Melankolik: I ndjeshëm, analitik, i përmbajtur dhe shpesh i mbyllur në vetëvete. Reagon ngadal, por emocionet i ka të thella dhe të qëndrueshme. I prirur për introspeksion, për ta kuptuar vetën më thellësishtë, përcepton gjërat ashtu si i ndjenë vetë. Një vetëkontroll më i thellë i vetëvetës.

4. Flegmatik: I qetë, i qëndrueshëm, i përmbjtur dhe tolerant. Reagon ngadal, dhe emocionet i ka të lehta dhe të qëndrueshme. I prirur për të shmangur kon tempermenti ndahet në trifliktet, dhe për tëqenë i qëndrueshëm në situata stresuse.

Sipas Karl Jungut, temperamenti ndahet në tri kategori: Sangvinik, kolerik dhe ambivalent. Ambivalenti i posedon tiparet e sangvinikut dhe tiparet e kolerikut.

Litratura e konsultuar: Fjalori pedgogjik i Tiranës, fjalori psikologjik i Prishtinës, fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të Prishtinës, fjalorët pedagogjik të Beogradit dhe konsultim me inteligjencën artificiale.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje