Ate qe e flasim e merr era

Fjalet qe i flasim pak ose aspak qendrojme prapa tyre, duke i lejuar ato qe ma shume te shendrrohen ne genjeshtra, ne vend qe tu bindemi e ti bejme realitet. Te qendrosh  prapa fjaleve qe i thuash, e pasqyrone vleren tende qe e posedon.
Per qudi eshte bere mode, te flasim shume e pak te bejme. Te flasim shume per deshmoret e kombit, e pak te bejme per ta e familjaret e tyre. Te flasim shume per patriotizem, per liri e per atedhe e  pak  apo aspak  te bejme vepra te tilla, edhe pse e kemi borgje moral e kombetare ta ruajm nderin e kombit dhe te sakrifikojme per liri e bashkim kombetar. Ne vende qe te ndodhin vepra pas fjaleve te thena, ne shej mbrojtje e respekti te vlerave madhore, po ndodh e kunderta dhe po shkaterrohen ato vlera qe jane krijuar me mundin, djersen, angazhimin, sakrificen dhe gjakderdhjen e tjereve, permes sjelljeve  te pandersdhme, injorante e shkaterruse tona.
Sa shume flasim per shtetin, tone dhe mbrojtjen e tij e sa pak bejme apo aspak, ta mbrojme ne veper ate, te  mos i keqperdorim dhe te mos i manipulojme  mjetet qe i poosedon shteti. Sa shume flasim per zhvillimin ekonomik, bujqesor, shendetesor, arsimor , edukativ, juridik dhe policor e ushtarak, por sa pak bejme qe mos te them aspak, duke shkelur me dy kembet mbi fjalet tona.
Sa shume po flitet per reforma e ndryshime ne fushat qe u ceken me larte e sa pak po behet, sepse shume pritojme, pak dijme, edhe me pak jemi te pergatitur profesionalisht per pergjegjesite qe i pranojme. Ata qe emrohen  dhe i pranojne pergbjegjesite per te bere reforma e ndryshime, nuk jane te pergatitur profesionalisht per ti bere ato, perpos qe jane militant e zedhenes te partive te veta, te cilet flasin e bejne zhurme por asgje nuk bejne per ate qe jane pergjegjes. Aqe ndryshime ka ne keto reforma e trajnime te ndryshme, sa qe me te drejte mund te thuhet, se po filtet shume e po behen vetem shperlarje parash e asgje tjeter me ndere per reformat e trajnimet aqe shume te perfolura  e aqe  zhurme e madhe qe po behet rrethe tyre.
Lexuesi im i dashur ka kaluar koha te flasim shume e pak te bejme, sepse ka ardhe koha te flasim pak e shume te bejme. Ate qe e flasim, ta mbeshtesim me vepra. Ate qe nuk kemi mundesi ta bejme, nuk kemi kushte dhe nuk jemi te pergatitur profesionalisht, nuk eshte mire te flasim, te marrim pergjegjesi, te zhurmojme dhe ne vende qe te rregullojme diçka, ta prishim edhe ma zi. Ata qe mbeshteten vetem ne fjale te medha e nuk e bejne punen, e genjejne veten, familjen dhe kombin ne pergjithesi me dokrrat e tyre te thata, edhe pse ne shiqim te pare, ka joshje e leverdi personale per ta. Me respekt, mesuesi Ise


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje