Sa më i lartë ndërgjegjësimi ynë ndaj procesve psikike, aqë më i madh do të jetë vetëkontrolli i veprimeve tona
21. 04. 2025
Secili proces i yni psikik që e posedojmë për brenda, ka dallim në përmbajtje, në funksionim dhe dhe në vlerë. Këtë dallim në përmbajtje dhe në vlerë mes tyre, është në favorin tonë ta njohim e ta kuptojmë sa më drejtë, sa më thellë e sa më kjartë. Pa këtë nivel ndërgjegjësimi, vetëkontrolli i veprimeve tona është më i ultë apo i pamundshëm fare.
Mungesa e vetëkontrollit tonë, është një paralajmrim, se pak i njohim procest tona psikike, edhe më pak mund ta bëjmë dallimin që e kanë mes veti ato, pak mund ta bëjmë dallimin e llojiit, e përmbajtjes dhe vlerës që i posedojnë proceset në fjalë. Pra, shkurt shprehur vetkontrolli pa ndërgjegjësim të plot rreth proceseve psikike, është i pamundur. Është i pamundur vetëkontrolli në përgjithësi, sepse është i lidhur ngushtë me ndërgjasimin tonë rreth problemeve të ndryhme psikiko-emocionale e mendore.
Poashtu, vetkontrolli ynë është i kufizuar shumë kurë na mungon ndërgjegjësimi rreth emocioneve, mendimeve, motiveve apo rreth nevojave që i stimulojnë sjelljet tona të ndryshme. Shkurt shprehur, vetëkontrolli mbetët shumë sipërfaësor e shpesh jo edhe i qëndrushëm. Ai vërtetë kërkon reflektim dhe vëzhgim të brendshëm të vetëvetës, për ta kuptuar psehun e veprimeve ashtu si veprojmë. Na duhet vëmendje ndaj mendimeve, emocioneve, e impulseve, që të përkthehen në vetëdije dhe reflektim të qëllimshëm nda sjelljeve tona.
I juaj, mësuesdi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!