Imitimi i modeleve dhe sistemit të të jetuarit sipas tjerëve, nuk sjellë ndryshim, rezultat të knaqshëm as të mjaftueshëm

18. 01. 2025

Pengesë të madhe i qesim vetit para ndryshimeve, para arritjes së rezultateve të suksesshme, të knaqshme e të mjaftushme gjatë jetës, nëse mbështetetmi në emitimin e modeleve dhe sistemeve jetësor sipas tjerëve. Të emitosh modele e sisteme jetësore sipas tjerëve, ia mbyllim vetës mundësinë për të hulumtuar modele e sisteme tjera jetësore më të përhtatshme, e më të frytshme për mundësitë, aftësitë dhe potencialin tonë përsonal, profesional, intelektual e meterial, sepse secili individ posedon aftësi, shkathtësi e paradispozita të veqanta, që dallojnë bukur shumë me aftësitë shkathtësitë, shprehit, potencialin intelektual, material e profesional të tjerëve.

Nryshimet që i posedojmë krahasuar me tjerët, është në menqurinë tonë ti respektojmë dhe ti zbatojmë dallimet gjatë organizimit të modeleve e sistemeve tona jetësore dhe ti përshtasim ato me të jetuarit sipas synimeve që ia kemi vuar vetit si qëllim, për ti realizuar dëshirat tona. Qëllimet që ia parashtrojmë vetit si detyrë e obligim, nuk mund ti realizojmë kurrë gjatë jetës, nëse mbështetemi në emitimin e modeleve dhe sistemeve jetësore të tjerëve. Nëse e themi të vërteten rreth modeleve e sistemeve tona të të jetuarit, ato më shumë janë emitim i modeleve dhe sistemeve jetësore të tjerëve, se sa një kreativitet i modeleve tona të të jetuarit.

Emitimi i modeleve dhe sistemeve jetësore sipa tjerëve ka shkaktuar e po shkakton ngecje të madhe individuale, kolektive, shoqërore e kombëtare. Ndërsa në anën tjetëre, përpjekja kreative e modeleve dhe sistemeve të të jetuarit sipas mundësive, aftësive, shkathtësive e shprehive përsonale, profesionale, intelektuale dhe ekonomike mundëson arritje më të larta, më të suksesëshme dhe më të begatshme të modeleve dhe sistemeve bashkohore të të jetuarit. Ata që nuk e ndjekin modelin dhe sistemin përsonal të përpjekjeve kreative, do mbesin jo më shumë se sa emitatorë të modeleve dhe sistemeve jetësore të tjerëve, që nuk mund të ecin në trend me kohen dhe me kërkesat e tregut bashkohor.

Tregu bashkohor, përpos që kërkon ndryshim, zhvillim, përparim e aftësim sistematik në fushën e teknologjisë, kërkon edhe aftësim e përparim sistematik profesional, intelektual, moral, human, social, shoqëroe e kombëtar.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje