Opozita kosovare, me sjelljet e saj e ka dëshmuar vetën dhe po e dëshmon njëjt për tradhti, si kurë ishte në pozitë, si tani në opozitë

17. 01. 2025

Janë veprime patriotike apo tradhti e kulluar sjelljet e saj korruptive e nepotiste, krimi i organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor, juridik e politik, futja e urrejtje, xhelozisë, përqarjes, hasmërisë dhe vëllavrasjes mbi baza partiake e regjionale? Këto veprime, i bëri e po i bënë, apo nuk i bëri e nuk po i bënë edhe tani opozita në fjalë, si kurë ishte në pozitë, si tani në opozitë? Kjo e vërtetë e hidhur nuk don koment, për ata që nuk e kanë në gjak korrupcionin, nepotizmin, krimin e organizuar, xhelizinë, urrejten, vëllavrasjen dhe tradhtinë ndaj atëdheut, qofshin si opozitë, qofshin si pozitë.

Nënshkrimi i marrveshjes me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe, nënshkrimi i marrveshjes për ekstra teritor rreth kishave ortodokse, që dikurë ishin shqiptare, të pushtuara nga Serbia, nënshkrimi i marrveshjes rrerh demarkacionit me malin e Zi, ku i humbi Kosova mbi 8200 hektar tokë, nënshkrimi i marrveshjes rreth demarkacionit me Maqedonin e veriut, ku i humbi Kosova mbi 4000 mij hektar tokë, pagesa e rrymës për kriminelët serb të veriut për afër tri dekada me radhë, mos mbrojtja e 15 mijë shqiptarëve që të kthehen nëpër shtëpitë e tokat e veta për dy dkada me radhë, të përzënë nga kriminelet serb të veiut.

Janë sjellje patriotike apo tradhti e kulluar, këto që e bëri opozita sa ishte në pozitë, për dy dekada e disa vite? Kjo pyetje nuk don koment, sepse realiteti fliste e po flet dhe tani shumë kjartë me argumente të pamohueshme.

Opozita e tanishme sa ishte në pozitë, ia dorzoi veriun e Kosovës bandave qetnike e kriminale serbe, i lejoj ata të ndërtojnë shtëpi për refugjat kriminel serb me duar të përgjakura nga luftat që ndodhën nëpër teritoret e ish jugosllavisë, të cilët sëbashku me bandat terroriste serbe të veriut, i përzinin shqiptarët e atyreve viseve dhe nuk i lejonin të kthehn nëpë shtëpitë e trojet e veta, para syve të pushtetit të atëhershëm, lulëzonte droga, krimi i organizuar, keqpërdorimet nga llojet më të ndryshme për ta pasuruar veten , me qëllim që dalngadal ta aneksojnë tërsishtë veriun e kosovës në favor të Serbisë.

Opozita Kosovare edhe përkundër krimeve dhe tradhtisë që ia ka bërë Kosovës, shtetit dhe popullit të saj, sa ishte në pozitë, edhe tani nuk po qonë dorë nga sjelljet destruktive, për të ardhur në pushtet me çdo kushtë edhe me kushtin e tradhtisë po qe neoja, për ta quar ujtë në mullijt e hasmit serb, malazez, maqedon e grekë, duke kundërshtuar masivishtë shtrirjen e pushtetit cep e më cep të Kosovës, duke kundërshtuar mbylljen e komunave paralele serbe në tër teritorin e Kosovës, të cilat kanë funksionuar deri me tani, mbylljen e bankave serbe, ndalimin e qarkullimit të dinarit serb, mbylljen e plantazheve të mbjellura me bimë narkotike, mbylljen e bitkonjëve që e keqpërdornin masivishtë rrymën e Kosovës për përfitime kriminale. Ndalimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ndalimin e referendumit serb në Kosovë, ndalimin e targave serbe, e çka jo tjetër?

Çfarë tu themi këtyre sjelljeve opozitare, pos sjellje destruktive, kriminale, që në thelb e kanë tradhtinë ndaj Kosovës, shtetit dhe popullatës së saj, për pak pare të pista që ua ka dhuruar Serbia?!

Një popull që nuk mëson nga e kaluara e tij e hidhur, ajo i përseritet prap edhe më e hidhur. Ka ardhë koha tani o kurrë të mos i besojmë tradhtisë e tradhtarëve, që na e moren edhe bukën e gojës!

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje