Gjuha të bënë njeri, e shkronja të bënë të ditur e të ngritur-N.F

30. 09. 202

Me të vërtetë, mënyra se si e fletë gjuhën përsoni dhe mënyra se si e shkruan ai dhe tjerët, mund të tregojnë shumë për nivelin e edukatës, kulturës dhe nivelin e dijës që e posedon ai dhe ata-ato. Shprehja e mendimeve, bindjeve, besimeve, ideve dhe pikëpamjeve në mënyrë të kjartë dhe të zgjuar, shpesh reflekton një mendësi të thellë, edukatë e kulturë të pasur intelektuale tek individi dhe kolektiviteti shoqëror e kombtar. Në të vërtetë, shkrimi i një përsoni mund të jetë një pasqyrë e thellësisë së mendimeve, ideve, pikëpamjeve, bindjeve, besimeve, ndjenjave dhe intuitës së përsonit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Mesazhi filozofik, sociologjik, pedagogjik e psikologjik i kësaj thënje dhe në thënjet tjra të urta të Naim Frashërit, është i lidhur me aftësinë e termave të menqurisë, vizionarizmit dhe largpamësisë së poetit në fjalë, për të parashikuar dhe kuptuar thellësishtë shfaqjen e një vizioni të gjërë dhe një qasje largpamëse të ideve ndaj jetës, përsonale, familjare, kolektive, shoqërore dhe kombtare, që bëhet përmes komunikimit gjuhësor dhe përmes komunikimit të të shkruarit.

Komunikimi gjuhsor dhe komunikimi përmes shkrimit mes shoqërisë shqiptare është i mbushur bukur shumë me terma komunikues të nivelit të ultë edukativ, intelektual, emocional, moral, human, social e kombëtar, duke mospërfillur fare largpamësinë e urtësisë të thënjeve të urta të Naimit tonë të madh. Eshtë i mbushur bukur shumë, edhe me terma përqarës, urrejtës e me terma hasmërie, që qojnë në dobsimin e unitetit tonë kombtar dhe në dobsimin e mirëkuptimit, tolerancës, solidaritetit dhe bashkpunimit mes shqiptarëve. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje