Nga kultura pedagogjike, psikologjike dhe profesionale e mesimdhenesit, varet shume mesimdhenja dhe mesimnxenja
16. 02. 2022
Nder karakteristikat pedagogjike e psikologjike ma te theksuara te mesimdhenesit, jane menyra e ndertimit dhe formimit te personalitetit te tije, menyra e ndertimit dhe formimit te qendrimeve te veta dhe menyra e ndedrtimit dhe formimit te pervojes personale e profesionale, ne procesin e tije edukativ e mesimor me nxenes, te cilat karakteristika i kan lene pas shpine reformatoret e arsimit, mesimit e mesimdhenjes sebashku me treajneret e mesimdhenesve dhe zyrtaret e larte, te mesem e te ulte burokrat te arsimit, pa e menduar mire kete qeshtje.
Ate personalitet qe e ka formuar mesimdhenesi, nga ndikimi i shume faktoreve dhe angazhimi i tije personal, po ato sjellje e veprime, konform formimit te personalitetit te tij, i bene ne klase para nxenesve te vete. Sjelljet e veprimet e tija , ndikojne dukshem ne shendetin mendore, emocional e social te nxenesve dhe ne suksesin e tyre gjate procesit mesimor, ku per kete qeshtje vitale per arsimin dhe edukimin e nxenesve, askush ne Kosove, ne Shqiperi e ne trojet tjera shqiptare nen pushtimin e fqinjeve tane greko-sllav nuk shqetesohet, as qe e vret mendjen ndojhere.
Per ta siguruar shkolla jone kombetare, nje mesimdhenje e mesimnxenje te sukseseshme, ne radhe te pare kerkohet ndertimi dhe formimi i nje personaliteti pedagogjik e psikologjik dhe profesional sa ma i kompletuar tek mesimdhenesi, i cili duhet te siguroi raporte te shendetshme nderpersonale me nxenesit e tije, te lidhet emocionalisht me ta, te ndertoi respektin e dyanshem tek nxenesit gjate procesit te mesimdhenjes e mesimnxenjes, te ngjalle kurreshtjen dhe motivimin e nxenesve per mesim, te shtoi vullnetin, kambengulesine dhe dashurine per pune mesimore e per dituri tek ta.
Ato qendrime qe i ka formuar mesimdhenesi ne raport me sistemin edukativ e mesimor, ne raport me profesionin e mesimdhenesit e mesimdhenjes si mesues, ne raport me mesimnxenjen tek nxenesit, ne raport me plan-programet, tekstet shkollore, literaturen dhe mjetet mesimore, ne raport me koleget e punes, me udheheqjen e shkolles, me nxenesit dhe ne raport me prinderit e nxenesve, do te varet kryesishte arritja e suksesit nga ato qendrime te formuara te mesimdhenesit gjate procesit te organizimit mesimor edukativ ne shkolle.
Edhe per kete qeshtje rreth menyres se formimit te qendrimeve te mesimdhenesve pak, te mos them aspak kujdesen reformatoret e arsimit dhe edukimit tone kombtar, trajnusit e mesimdhenesve, zyrtaret e larte , te mesem e te ulte ne ministri te arsimit, drejtoret e zavendes drejtoret e shkollave, pedagoget e psikologet shkollor, te cilet duhet te kerkojne llogari nga te gjithe e te japing llogari per nivelin e tyre professional, moral, personal e kombtar qe e posedojne dhe e demonstrojne gjate organizimit te procesit mesimor, hartimit te planprogrameve shkollore ne te gjitha nevelet, perpilimit te teksteve dhe literatures shkollore, mjeteve mesimore, formave, teknikave e metodadave te mesimdhenjes, vlersimit, testimit e cilesimit te nxenesve.
Pa kete pergjegjesi, gjerat do te rrokullisen shkel e shko ne arsim dhe edukim dhe niveli i cilesise se tyre bie ne anarhi totale, siq ka ndodhe deri me tani nga ana e pergjegjesve te arsimit, nga ana e hartuseve dhe perpiluseve te planprogrameve mesimore, teksteve dhe literatures shkollore dhe mjeteve mesimor, nga ana e perdorimit te formave, teknikave e metodave mesimore, nga ana e cilesimit, testimit dhe notimit te nxenesve, nga ana e menyres se reformimit ne arsim, menyres se trajnimit te mesimdhenesve, dhe nga ana e shkollimit e pergatitjes se tyre profesionale e mesimdhenesve, pa i dhene llogari kush askujt, duke ua siguruar nxenesve tane vendin e fundit per nga suksesi gjate testimit ne PISA!
Formimi sa me pozitiv, professional, pedagogjik, psikologjik, metodik e metodologjhik i qendrimeve te mesimdhenesit ndaj ketyre dukurive te permendura me larte, mundeson nje mesimdhenje cilesore e mesimnxenje produktive ne shkolle, per nxenesit tane te niveleve te ndryshme, nese vertete jane ne nivel pozitiv edhe planprogramet, tekstet dhe literature shkollore, mjetet mesimore e ambientet shkollore.
Nuk duhet nenvleresuar edhe rolin mjafte te rendesishem te pervojes se mesimdhenesit e cila e mundeson veprimtarine e suksesesshme te tij gjate procesit organizativ edukativo-mesimore, ne bashkpunim me nxenesit.Pervoja sa me e madhe e mesuesit, sukseset jane me te ngritura e me cilesore.
Mesimdhenja e mesimnxenja e sukseseshme, varet tersisht nga menyra e formimit te karakteristikave apo kultures pedagogjike, psikologjike e profesionale te mesimdhenesi dhe nga formimi i personalitetit te tij, nga niveli i perpilimit dhe hartimit te planprogrameve, literatures dhe teksteve shkollore, mejeteve mesimore, nga menyra e perdorimit te formave, teknikave e metodave te mesimdhenjes, nga menyre e perdorimit te cilesimit, vleresimit, testimit dhe notimit te nxenesve dhe nga menyra e bashkpunimit shkolle familje, nxenes mesues dhe mesimdhenes e menagjues te shkolles.. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!