Disa prej cilesive qe i posedojne mesimdhenesit e suksesshem ne mesimdhenje
14 Shkurt 2016
Titujt dhe gradat qe i posedojne mesuesit, nuk eshte e thene, qe medoemos te garantojne mesimdhenje te suksesshme.
Mesimdhenes i suksesshem eshte ai mesues, qe i realizon synimet dhe objektivat e plan-programit mesimor, per aqe sa eshte i suksesshem edhe hartimi i plan-programeve per nivelet dhe drejtimet e ndryshme shkollore dhe po ashtu per aq sa eshte e suksesshme perputhja me plan-programet mesimore, hartimi, perpilimi dhe pergatitja e teksteve mesimore, literatures ndihmese shkollore, doracakeve metodik per mesimdhenes dhe mjeteve te ndryshme mesimore.
Mesues i suksesshem ne mesimdhenje eshte treguar ne praktike, ai mesues qe eshte i dashur ne raport me nxenesit, eshte terheqes dhe me humor te konsoliduar sipas situatave, eshte me virtyte te larta morale e intelektuale, eshte entuziast e optimist dhe i drejte ndaj nxenesve, eshte i afert me ta, demokrat, i pergjegjshem dhe i kuptueshem, eshte syqele, i ekuilibruar dhe nxites i nxenesve per mesim, eshte i matur dhe me vetebesim ne punene e tij.
Ndersa ne anen tjeter mesues i pasuksesshem eshte treguar ai mesues qe eshte burokrat, i njeanshem dhe i terhequr ne vetevete, qe eshte i ngurte, i ashper dhe i merzitshem ne punene etij dhe ne raport me nxenesit, qe eshte monoton, i njtrajtshem, apatik, i hallakatur dhe i pa sigurte ne vetevete, eshte inatçor, dhe me gabime te shumta ne raport me shoket e kolektivit, ne raport me nxenesit dhe ne raport me organizimin e procesit edukativo-mesimor gjate orarit te punes se tije.
Njohurite si me te vecanta qe duhet ti posedoi nje mesues i suksesshem jane:
1. Njohja sa me e mire e nxenesit duke e ndjekur zhvillimin e tij neper periudha te ndryshme,
2. Njohja sa do pak e mjedisit jashte klases dhe jashte shkolles,
3. Njohja sa me e mire e permbajtjeve mesimore te lendes se vete dhe dallimi i tyre ne ato qenesore dhe ne ato sekundare,
4. Paisja me nje tersi te domosdoshme vlerash morale, qe e udheheqin ate gjate gjithe punes se tij edukative-mesimore,
5. Njohja sa me e mire dhe dallimi se si mesojn nxenesit neper etapa te ndryshme e si mesojne te rriturit, qe tua lehteson sa do pak nxenesve procesin e nxenjes ne mesim dhe pervetesimin e njohurive dhe kuptueshmerine e tyre.
Ata qe percaktohen me vetedie, me vullnet e dashuri per profesionin e mesuesit, eshte mëse e nevojshme per ta, te paisen sa më shume te jete e mundur me cilesi e virtyte te larta njerezore e profesionale dhe te paisen me kulture te maftushme pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike, qe te sigurojne sukses sa me te madhe ne profesionin e shejte te mesimdhenjes se tyre.I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!