Nuk mbrohet shteti as interesat kombtare pa e luftuar krimin, korrupcionin dhe amoralitetin
Individi, familja, shoqeria dhe klasa politike e nje kombi qe e ndeshkojne krimin, korrupcionin dhe amoralitetin, i mbrojne temelet themelore te shtetit, i zhvillojne e i persosin ato dhe i mbrojne me kujdese te madh si te shejta interest shtetnore e kombtare.
Ai individ, ajo familje, shoqeri dhe ajo klase politike e nje kombi, qe nuk e ndeshkon krimin, korrupcionin dhe amoralitetin, mbrenda mundesive te veta, e ka shkaterruar bazen themelore te shtetit dhe ka shkele me dy kembet mbi ligjin e kushtetuten shtetnore dhe i ka shkaterruar tersisht interesat e shejta kombtare e njerezore.
Pasojat qe shfaqen permes krimit te organizuar, korrupcionit dhe amoralitetit, jane te shumta per t`i numruar, si pastrim i parave dhe biznes i pandershem. Si punsim mbi baza partiake, korruptive, amorale dhe mbi baza te perkatesise familjare, farefisnore e grupore. Si shperndarje e pushtetit atyre qe mese paku e meritojne profesionalisht, politikisht, moralisht dhe kombetarisht. Si pervetesim i paligjshem i pasurise kombetare. Si marrje e titujeve dhe gradave shkencore e politike pa kurrfar merite, mbeshtetur mbi baza partiake, korruptive, familjare, farefisnore e amorale. Si regjistrim i atyre nxenesve e studenteve neper shkolla e fakultete ma prestigjioze, qe me se paku e meritojne kete privilegje. Si permes vleresimit e notimit te nxenesve e studenteve pa kurrfar kriteresh profesionale, tersisht i korruptuar dhe i devalvuar. Si permes gjykimit te veprave kriminale, korruptive e amorale ne menyren me te pandershme e me te padrejte, duke quar situaten ne favor te krimit, korrupcionit dhe amoralitetit. Si permes trafikimit te qenjeve njerezore, substancave narkotike. Si permes hapjes se firmave, dyqaneve, lotarive, shkollave dhe fakulteteve private pa kurrfar kriteri moralo-ligjor dhe profesional, duke shkelur mbi te gjitha parimet univerzale njerezore, ligjore e kushtetuse. Si permes dhenjes se statusit te luftetarit, atyre qe mase paku e meritojne. Si permes leshimit te vertetimeve si pjesemarres ne luften e fundit te Kosoves, edhe atyre individeve qe kane qene kunder luftes dhe kane punuar me Serbine deri ne diten kur e ka bombarduar Nato, edhe gjate bombardimeve edhe pasi ka perfunduar lufta dhe per çudi shumica prej tyre i kane zene vendet kyqe e me pergjegjesi te madhe se bashku me familjaret e vete, ne te njejten menyre s`iq i kishin vendet kyqe edhe ne kohen e pushtimit serbo-jugosllav, te cilet denonin e diferenconin shqipetare, qe ishin te pa pershtatshem per regjimin kriminal serbo-jugasllav.
Keto dukuri te shemtuara po perhapen gjithnje e me shume neper te gjitha institucionet tona private e shtetnore.
Lexuesi im i dashur, per aqe sa kemi mundesi dhe pergjegjesi personale, familjare, politike e shtetnore, nuk eshte mire t`i sherbejme krimit te organizuar, korrupcionit, amoralitetit dhe anarhise, sepse i shkaterrojme totalisht themelet e shtetit tone dhe interesat kombtare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!