Te kujdesemi per veten dhe per tjeret
Fati dhe lumturia gjenden brenda nesh e ne duare tona dhe varen nga menyra e formimit te mendimeve e bindjeve, si shtytes i sjelljeve dhe perpjekjeve, qe te adaptohemi me rrethanat jetesore, apo t´i adaptojme ato sipas deshirave tona. Shume më te lumtur dhe më me fat do te ishim, nese adaptohemi me ato rrethana te cilat nuk mund t`i ndryshojme, e t`i ndryshojme ato qe kemi mundesi, edhe perkunder veshtiresive e pengesave qe mund te na dalin para. Te pershtaten rrethanat jetesore sipas deshirave tona, eshte aq veshtire, sikur te ecim ne drejtim te kundert te lumit i cili ka dale prej shtratit duke rrembyer çdo gje qe gjene perpara. Nga ana tjeter, po ashtu nuk duhet ta keqperdorim trupin dhe vetedijen tone te pershtatemi me pasivitetin, izolimin, me pervetesimin e njohurive, shkathtesive dhe shprehive te cilat nuk premtojne, apo na qojne drejte nje katastrofe jetesore veteshkaterruese. Nese deshirojme te qetesohemi shpirterisht dhe te ndjehemi krenare, eshte mire perpos puneve tjera, qe i bejme gjate jetes, te bejme sistematikisht edhe pune humanitare sipas mundesive tona, ndaj te cilave nuk presim perfitime dhe shperblime materiale, duke qene sa me te kujdesshem, te perzemert dhe sa me te pershtatshem ndaj atyre qe u ndihmojme, pa ardhur ne shprehje animi nga nje pale apo nga pala tjeter, duke bere perpjekje t’i ndryshojme ata apo tu ndihmojme atyre sipas bindjeve dhe deshirave tona, apo te adaptohemi me ta sipas deshirave te tyre per interesa tona. Lexusi im i dashur, obligimet dhe problemet qe na dalin para gjate jetes, eshte mire t’i kryejme pa nxitim me vullnet e deshire, sipas radhes e jo te gjitha menjehere. Per secilen dite duhet siguruar se paku nje apo dy ore per relaksim, qe t’i heqim qafe te gjitha ankthet dhe streset e ndryshme, duke u kenaqur me veten tone e me tjeret, permes aktiviteteve te ndryshme argetuese, relaksuese, punuse, kontribuse e bashkpunuse. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!