Nderdia sistematikisht punon ne favor ose ne dem tonin gjate jetes

 

 

  1. 05. 2022

 

Nderdia si nje kopsht ne te cilen i mbjelle gjerat vetedia jone, punon ne favorin tone gjate jetes, nese me pare prodhojme mendime, bindje, besime e ide  afirmative dhe ia dergojme nderdies, permes vetedies sone, te cilat i kushtezojne edhe sjelljet e veprimet tona, duke i dhene fuqi e nxitje te larte nderdies qe te punoj ajo ne vazhdimesi per te miren tone. Ne te kunderten,  mendimet, bindjet, besimet e idet apo pikepamjet  joafirmative, e detyrojne nderdien tone te punoi kunder favoreve tona. Ajo mendimet, bindjet, besimet dhe pikepamjet tona i merr si komanda te prera, qofshin ato komanda afirmative apo jo afirmative.

 

 

Mendimet, bindjet, besimet e pikepamjet tona  te shprehura permes fjaleve dhe sjelljeve, edukojne, formojne, transformojne, bindin, ndryshojne dhe sherojne tjeret, edhe neve. Po ashtu ato vrasin, lendojne, poshtrojne, revoltojne, infektojne dhe helmojne trupin, shpirtin dhe emocionet tona. Menquria dhe maturia, ua gjene vendin dhe menyren se si, kure, ku dhe pse te perdoren lloje te ndryshme mendimesh, bindjesh, besimesh, idesh, fjalesh dhe sjelljesh tona ne raport me tjeret e ne raport me veteveten. Keto procese mendore qe u ceken me larte sherojne dhe helmojne si substancat e ndryshme kimike

 

Mendimet, bindjet, besimet, idete dhe fjalet ndikojne per te mire dhe  per te keqe, tek tjeret e tek ne, si helmet apo si mjalta, sapo te dalin nga goja dhe te shkojne ne veshet e tjetrit. Sikur te kishim kujdese t`i radhisnim keto procese mendore, emocionale e shpirterore sipas efektit qe kane dhe sipas vendit e momentit qe duhen te perdoren, duke ua dhene kuptimin e duhur atyre qe thuhen, pse thuhen, a meritojne te thuhen, do t`i kishim punet ma mire, seq i kemi tani individualisht, familjarisht, kolektivishte dhe kombtarishte. Keto huqe mendimesh, bindjesh, besimesh, pikepamjesh e fjalesh, po demonstrohen jo vetem ne fjalorin e perditshem mes njerezish, por edhe ne fjalorin e gazetarise, mjeteve te shkruara dhe elektronike te informacionit dhe komunikimit politik, fetar, kulturor e edukativ.

 

Mendimet, bindjet, besimet dhe pikepamjet e qendrimet dhe fjalet sherojne, edukojne, formojne e transformojne, po ashtu edhe vrasin, lendojne, poshtrojne dhe infektojne. Po te dinim ti perdorim aty ku duhet, kure duhet e si duhet keto  procese psiko-mendore dhe emocionale sipas vendit, sipas situates dhe sipas merites qe kane, do t`i benim mrekullite ne nivel personal, profesional, politik, fetar, familjar, institucional e kombtar.

Lexuesi im i dashur, eshte mese e nevojshme te kujdesemi sa ma shume, se cilat mendime, bindje, besime, pikepamje e fjale po i perdorim gjate komunikimit me tjeret, sepse ato helmojne edhe sherojne sikur substancat e ndryshme kimike. I juaj, mësuesi Isë

 


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje