Arsimit tone kombtar po i mungon shume qasja serioze dhe profesionale e reformimit

 

 

  1. o5. 2017- ripostim

 

Segmentet baze te arsimit tone kombetar nuk mbeten pa u trazuar gjate ketyre dy dekadave, ne perpjekje per te bere ndryshime apo reforma ne organizimin e procesit edukativo-mesimor, neper te gjitha nivelet e shkollimit. Te gjitha keto perpjekje nisen sebashku me nderkombetaret dhe vendoret, por si po duket gjithnje e me shume po humb besimi ne ato premtime te medha e megalomane politike, per nje reformim te shkelqyeshem ne proceset baze te arsimit tone kombtar dhe niveleve e llojeve te shkolles shqipe nga qerdhet, arsimi parafillor, fillor, i mesem i ulte, i mesem i larte apo arsimi parauniverzitar dhe ai univerzitar.

 

Nese nisemi nga segmenti baze i planprogrameve apo korikulave te Kosoves, ne vend qe tu ngritet cilesia dhe niveli strukturor i permbajtjeve programore, atyre po u bie cilesia gjithnje e me shume, sepse kane mbete ne duar te atyre qe nuk kane pergatitje, nuk kane pervoje dhe zotesi profesionale, per te hartuar planprograme cilesore per nevojat e shkollave dhe nxenesve e per nevojat univerzitare dhe studenteve, ne te gjitha nivelet e ne te gjitha llojet, nga ai para univerzitar e deri tek ai univerzitar.

 

Nuk mund te konsiderohet reforme korikulare duke bere kopi paste te korikulave te huja dhe duke i perkthyer ato ne gjuhen shqipe, pa e bere nje analize shkencore e profesionale, ku kane mundesi te perdoren ato korikula dhe si te perdoren. Kemi apo nuk kemi mundesi ekonomike, kadrovike, kemi syperstruoture shkollore dhe hapsire te mjaftushme apo jo. Kemi mjete e kabinete te mjaftushme sipas lendeve mesimore qe parashihen ne korikula te zhvillohen apo nuk kemi. Kete dukuri nuk e kane marr parasysh autoret e hartimit dhe perpilimit te korikulave dhe per kete arsye korikulat jane te nivelit me te ulte te hartimit professional korikular.

 

Nese nisemi nga segmenti i hartimit dhe perpilimit te teksteve dhe liuteratures shkollore e univerzitare, edhe ne ato verehet niveli i ulte i hartimit dhe perpilimit sipas standardeve bashkohore pedagogjiko-psikologjike dhe standardeve didaktiko-metodike e metodologjike, te cilave po ashtu u mungon nje brum permbajtesor e kualitativ gjate pervetesimit te njohurive te domosdoshme dhe elementare per jeten e nxenessve dhe studenteve tane. Tekstet dhe literatura shkollore nuk percillen me doracak udhezues per mesimdhenes e per nxenes, permbajtja e teksteve dhe literature shkollore eshte shume e varfur per nga cilesia dhe per nga paisja e aparaturese pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodoke e metodologjike. Ne shumicen e lendeve mesimore mungojn fare tekstet dhe literatura shkollore, sidomos neper shkollat e mesme te larta profesionale e neper univerzitetet, ku tekste e literature shkollore jane skriptet neper skriptore qe i hartojne mesimdhenesit per leverdite e veta komerciale dhe per ta mbuluar pasivetetin dhe mosaftesine e tyre qe e posedojne.

 

Me nje fjale keto tekste e kjo literature e quajtur skriptomanija, nuk percillen me nje literature me te gjere profesionale, qe tu mundesohet nxenesve, studenteve dhe mesimdhenesve te paisen me nje kulture sa me te gjere per mesimdhenje e per mesimnxenje, duke e arsyetuar veten secili mesimdhenes, se eshte obligim sipas reformes i secilit nxenes dhe student te hulumtoi literature permes internetit. Kjo gjendje e mjere nuk ka te bej aspak me reformen pos me deformimin e saje, sepse per te bere reforme ne arsim, me pare duhet te jene te reformuar vete reformatoret, mesimdhenesit, menagjeret e shkollave, trajneret e mesimdhenesve, hartusit e e korikulave, hartusit e teksteve dhe literatures shkollore, e pastaj te kene te drejte morale, kombtar, profesionale e shkencore te bejne reforme arsimore.

 

Nese nisemi nga segmenti i perdorimit te formave, teknikave, metodave dhe parimeve gjate organizimit te procesit mesimor ne klase, ne kabinet, apo ne mesim onllajn permes Tv e mesim ne natyre, nuk ka kurrfar korelacioni mes formave, teknikave, metodave ne raport me natyren permbajtesore te plan-programeve apo korikulave mesimore dhe ne raport me strukturen permbajtesore te teksteve e literature shkollore. Te kete nje harmonizim mes planprogrameve, teksteve e literatures shkollore e univerzitare eshte e pamundeshme pa nje studim serioz, profesional, pedagogjik, didaktik, metodik, e metodologjik dhe pa nje studim professional psikologjik ne fushen e psikologjise se pergjithshme, femijnore, psikologjhise pedagogjike dhe psikologjise se edukimit. Pa kete qasje eshte e denuar te deshtoi cdo perpjekje e delitanteve dhe jo profesionisteve te bejne reforme te duhur ne arsimin tone, te mos them shkaterrojne me shume strukturen permbatesore te edukimit dhe arsimit.

 

Nese nisemi nga segmenti i mjeteve dhe kabineteve mesimore, ne shumicen e shkollave tona mjetet dhe kabinetet mungojne tersisht dhe e vetmja mundesi qe i ka mbete arsimtarit eshte tabela, nje shkums, nje shpuze dhe teksti baze i lendes ku shume tekste mungojn per shumicen e lendeve mesimore. Edhe ato pak kabinete e mjete mesimore perdoren sa per sye e faqe, ku me shume krijohet tollovi ne procesin mesimor se sa mirevajtje e tij, sepse mungon pergatitja metodike e perdorimit racional e funkcional e kabineteve dhe mjeteve mesimore.

 

Nese nisemi nga segmenti i percjelljes se organizimit te punes edukativo-mesimore ne shkolle, kjo percjellje po behet nga nje garniture e njerezve qe nuk jane te pergatitur profesionalisht , ne aspektin pedagogjiko-psikologjik, nga nivelet me te larta e deri te nivelet me te ulta shkollore, ku ne shumicen e shkollave mos te them ne te gjitha, mungon instalimi i sherbimit pedagogjiko-psikologjik ne shkolle, per ta bere punen e vete profesionale rrethe organizmit te procesit edukativo-mesimore, rreth bashkupunimit shkolle –familje-nxenes, rreth bashkupunimit mesues nxenes dhe mesues-mesues, rreth bashkpunimit shkolla me shkollen, rreth organizimit te aktiviteteve te lira jashtmesimore, rreth organizmit te mesimit plotesues, mesimit shtues, mesimit suplimentar, te cilat nuk perfillen fare. Eshte e pa mundeshme te zavendesohet arsimimimi dhe edukimi i rregullte professional pedagogjik, psikologjik, didaktik, metodik e metodologjik  ne fakultet si ne depertamentin e pedagogjise dhe psikologjise, permes trajnimeve te ndryshme, edhe pse munde te konsiderohen nje ndihmes.

 

Nese nisemi nga segmenti i menyres se cilesimit te nxenesve dhe studenteve, i cili dita dites po korruptohet dhe po i bije niveli objektiv i cilsimit, vleresimit dhe notimit per shkak te pergatitjes jo profesionale te mesimdhenesve,  te testeve te ndryshme dhe instrumenteve tjera te shumta per cilesim e notim, per shkak te lidhjeve farefisnore, familjare e kolegiale, per shkak te perkatesive politike dhe per shkak te menyrave te ndryshme korruptive e banale.

 

Nese nisemi nga segmenti i pergatitjes se dokumentacionit pedagogjik ne shkolle e me gjere dhe dosjeve te ndryshme komulative per nxenes, jane ne nivelin me te ulte qe munde ta kete ndoj shkolle ne Europe e me gjere.

 

Nese nisemi nga segmenti I pergatitjes profesionale, pedagogjike, psikologjike dhe didaktiko-metodike e kuadrit mesimdhenes, ka vend shume per permiresime dhe per ngritjen e cilesise se tyre e cila eshte mese e domosdoshme per pune te efektshme e sa me cilesore.

 

Nese nisemi nga segmenti i numrit te nxenesve dhe studenteve neper klase e neper kabinete, nuk ka kurrfar kriteri reformues, eshte i madhe numri i tyre neper klase e kabinete. Regjistrimi i tyre behet pa kritere pedagogjike e psikologjike, ku klaset jane sterngarkuar dhe jane shendrruar ne reparte ushtarake nxenesish e studentesh, ne pamundesi te punohet natyrshem me ta. Regjistrim sipas kritereve farefisnore, kolegiale e politike, po keshtu pa kritere behet edhe kalueshmeria dhe gradimi i tyre duke i pais me deftesa, qertifikat e diplama sikur ato te blehen ne treg.

 

Lexuesi im i dashur keto jane disa prej mangesive te shumta gjate reformimit jo profesional ne shkollat parauniverzitare e ne univerzitetet tona. Mos te flasim per shkollat dhe kolegjet private, qe jane konkurente vetem per plaqke te drejteperdrejte te popullates, pa e preke ndergjegjen fare per kualitet dhe cilesi ne procesin edukativo-mesimor te nxenesve dhe studenteve tane ne nivel kombetar.                                                                                                                                                                                                                                                                                   Po ashtu duhet numruar edhe mangesite ne reformimin e qerdheve dhe enteve parashkollore, ne ato private e shtetnore, me nje fjale anarhi e papergjegjesi totale neper to. Keto veprime gjaja reformuse, me te drejte do  ishte, ti quajm veprime deformuse ne edukimin dhe arsimin tone dhe papergjegjesi totale. I juaj, mesuesi Ise

 


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje