Shprehite dhe shkathtesite e mira e te keqija, nuk jane te lindura por te fituara gjate jetes

19. 04. 2015- ripostim
Nen ndikimin e shume faktoreve veprojne perceptimet, mendimet, bindjet, besimet, pikepamjet, shprehite, shkathtesite dhe sjelljet tona gjate jetes, ku do ta kemi veshtire ta gjejme veten sa më natyrshem ne mesin e ketyre faktoreve. Çdo gje qe e bejme gjate jetes, e ka prejardhjen nga menyra se si i perceptojme gjerat, ngjarjet, proceset e dukurite e ndryshme natyrore shoqerore, shpirterore dhe nga menyra se si mendojme, bindemi, besojme dhe cfare pikepamjesh formojme rreth ketyre proceseve ne fjale.
Eshte e mundeshme ta korigjojme menyren e perceptimeve, mendimeve, bindjeve, pikepamjeve, sjelljeve, shprehive e shkathtesive tona, te cilat tregohen gjate jetes si te pasukseseshme, destruktive apo te pa njerezishme, duke i zavendesuar ato brenda mundesive me kualitet e progresivitet.
Kure e them kete se eshte i mundshem korigjimi i te keqijave tona dhe zavendesimi i tyre me te mira, mendja me shkone se te mirat e te keqijat mesohen e pervetesohen nga ana jone gjate gjithe jetes, nene ndikimin e shume faktoreve dhe ashtu sikur mesohen, mund edhe te korigjohen e te zavendesohen me dukuri reale, progresive e te dobishme.
Familja, shkolla, shoqeria, literatura, mjetet e informacionit, te shkruara e elektronike, televizioni, interneti, teatri, filmi, profesioni e grupe shokesh e miqesh te ndryshem qe jemi te rrethuar me ta, ndikojne kush më shume e kush më pak, ne menyren e perceptimeve, mendimeve, bindjeve, besimeve ,ideve, sjelljeve, shprehive e shkathtesive tona gjate jetes , rrethe ngjarjeve e dukurive te ndryshme natyrore, shoqerore e shpirterore, pa harruar edhe menyren e ndikimit te angazhimit tone personal, qe eshte kryesor, ne mesin e ndikimit te ketyre faktoreve te shumte.
Ështe ne favor tone dhe e domosdoshme, qe gjate jetes ta permiresojme menyren e perceptimeve, mendimeve, ideve, bindjeve, shprehive, shkathtesive e sjelljeve tona, qe ti lirojme ato nga iluzionet e ndryshme, te cilat ne menyre iluzore formohen edhe perceptimet, edhe mendimet, pikepamjet, bindjet, besimet, shprehite, shkathtesite dhe sjelljet tona qe e interpretojne nje realitet te caktuar natyror, shoqeror, shpirteror, personal, profesional, familjar, kolektiv, institucional e kombtar.
Kam bindjen time personale qe shoqeria jone, dita dite po zhytet me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije, ne perceptime, mendime, qendrime, pikepamje, bindje, shprehi, shkathtesi e sjellje iluzore qe e deformojne interpretimin e realitetit te proceseve te ndryshme natyror, shoqeror shpirteror, personale, profesionale, familjare, institucionale, kolektive e kombtare. I juaj, mesuesi Ise
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje