Kane apo jo narcizem sjelljet e disa personave qe e mbiqmojne veten duke u identifikuar me UCK-n
21. 04. 2021-ripostim
Sjelljet e ketyre personave ne aspektin psikologjik e pedagogjik konsiderohen si sjellje, jo normale, jo njerzore e jo humane. Keta persona perfshihen nga nje ndjesi e tepruar per vleren dhe rendesine e tyre personale. Secili person narcist apo i dashuruar me veteveten, preokupohet tej mase me rendesine, bukurine, zotesine, trimerine, menqurine dhe poziten qe e posedon ne politike apo diku tjeter .
Keta persona, vetive personale qe i posedojne, ua shtojne vleren tej mase dhe krijojne bindje se vetem tek ta, keto vlera jane objektive dhe te persosura, më shume se sa tek dikush tjeter. Per shkak te ketyre bindjeve narciste per veten e tyre, keta persona kerkojne me ngulm nga tjeret dhe nga rrethi i tyre qe te admirohen, respektohen dhe te jene ne qender te vemendjes, te duartrokiten nga publiku, te perkrahen dhe te sakrifikohen tjeret per namin dhe autoritetin narcist qe e posedojne dhe per interesat e tyre personale, krejtesishte ekstreme.
Edhe pse kerkojne dhe presin kaq shume nga rrethi i tyre, edhe pse i shfrytezojne dhe jane te varur tersisht nga ata, vete nuk jane ne gjendje ne asnje menyre te kontribojne per tjeret, te sakrifikohen dhe ti respektojne ata. Personat narciste apo personat qe jane te dashuruar me veteveten, i konsiderojne reale, te drejta, morale dhe njerezore, vetem ato gjera, ato procese, ato veti dhe cilesi qe kane lidhje te drejteperdrejte me personalitetin e tyre, me karakterin, temperamentin, pamjen fizike dhe sjelljet qe shkojne ne favor te interesave te tyre personale dhe ne favor te autoritetit apsolut qe e desdhirojne ta kene nga publiku.
Sipas te dashuruarve me veteveten apo sipas narcisteve jane te drejta, reale dhe te verteta vetem mendimet, idete, bindjet, besimet, pikepamjet dhe sjelljet e tyre narciste. Sipas tyre eshte e drejte cdo lloj pervetesimi i pozites, karieres dhe pasurise qe e arrijne ata, paten apo nuk paten te drejte. Me nje fjale cdo gje tjeter qe e bejne tjeret dhe e pervetesojne, cdo mendim, bindje, besim, pikepamje dhe veprim i tjereve, qe shkone ne kundershtim me interesat dhe me autoritetin e tyre personal perbuzin, e injorojne, e perqmojne e perbuzin, e urrejne dhe e konsiderojne krejtesisht te pa vlefshem .
Kjo forme e crregullimit psikik merr permasa te medha patologjike tek narcistet apo personat qe jane dashuruar me veteveten, me poziten dhe me veprimet e veta. Patologjia psikike i pengon ata te perceptojne, te mendojne, te analizojne, te gjykojne e te ndjejne per gjitha ato gjera qe kane te bejne me jeten dhe poziten e tjereve. Veshtiresite, brengat, shqetesimet, pozita dhe varferia e tjereve, eshte inekzistente per narcistet dhe injorohet tej mase me qendrimet e tyre indifirente e mosperfillese.
Narcistet perpos kujdesit patologjik ndaj vetevetes, nuk kujdesen fare per raportet e tyre mes familjareve, shokeve, miqeve, te varferve dhe raportet mes njerzeve te kombit tone e mes njerzeve te botes. Keta cdo raport mes tjereve e shohin permes prizmes se tyre narciste, qe ka te beje me interesat personale. Shkurt e ship keta jane persona me ndjenja te ftohta ndaj tjereve, tersisht te kthyer nga bota e tyre personale dhe egoiste. Tipat e tille, botes i kerkojne cdo gje, e shfrytezojne ate tej mase, kurse vete nuk jane ne gjendje ti japin asgje asaje edhe pse jane te varur tersisht nga ajo.
Narcistet apo te dashuruarit me veteveten, gjithnje e me shume po dalin ne skenen tone politike, shoqerore, fetare, ekonomike, shendetesore, juridike dhe ne ate edukativo-arsimore, qe kerkojne cdo gje nga bota dhe rrethi qe i rrethone, bejne cdo gje per veten e tyre, e nuk bejne, nuk mendojne, nuk ndjejne asgje per tjeret. Keto jane disa prej sjelljeve dhe veprimeve te narcisteve apo te dashuruareve me veteveten e tyre te cilet kerkojne degjimin, neneshtrimin, peruljen dhe poshtrimin e tjereve, kurse vete nuk jane ne gjendje te bejne asgje per tjeret, perpos shfrytezimit te tyre.
Ata qe bijne ne grackat e narcizmit qe te ngriten, pasurohen dhe te marrin pozita ne deme te tjereve, duke kerkuar cdo gje nga ata, e duke mos u dhene asgje atyre, me vetedije shkelin dhe i neperkembin parimet univerzale njerezore, kombetare, fetare , familjare e personale. Kjo shkelje e ketyre parimeve, do te paguhet shume shtrejte, heret ose vone personalisht, familjarisht dhe kombtarisht. I juaj,mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!