Shqiptaret ne ballkan tani o kurr, eshte koha ti permiresojne si duhet raportet dhe unitetin mes veti

16. 04. 2022
Kosova e Shqipëria dhe shqiptaret kudo qe jane, duhet do e mos të gjejnë forma sa më të mira të koordinimit te raporteve dhe forcimit te unitetit mes veti dhe me miqte e aleatet tane nderkombtar, me synim qe ta rrisim, zhvillojme e forcojme ekonomine, bujqesine, tregtine, turizmin, shendetesine, arsimin, kulturen, shkencen, drejtesine, policine dhe ushtrine e të dya shteteve tona, për të ndikuar direkt në faktorizimin e shqiptarëve si komb ne ballkan dhe ta rrisim sistematikisht mundësin me te madhe te imponimit, e te ndikimit dhe te mbrojtjes ne regjion, ku jetojme e veprojme si komb ne trojet tona te gadidhullit Ilirik, qe nga nisma e fillimit te botes njerzore.
Në mes Kosovës e Shqipërisë, fatkeqesishte, me fain e te dya shteteve shqiptare, kryesishte me fajin e Shqiperise, qe eshte dhene shume pas Serbise, duke e fute ne goje te ujkut Shqiperine, te mos them e ka lene pas shpine tersishte dhe e ka harruar Kosoven e shqiptaret qe jetojne ne trojet e veta, nen qizmen pushtuse sllavo-grerke. Ka shumë, hapësirë të pashfrytëzuar dhe shume e me shume mundësi të bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë, qe ende nuk po behen realitet, per fajet e politikes se mbrapshte qe po udheheq me shqiptaret.
Thellimi i këtij bashkëpunimi te ndersjelle ne fusha te ndryshme qe u ceken me larte, do të ndikojë në mënyrë direkte, se si na perceptojnë tjeret, e sidomos fqinjet tane sllavogrek, qe kane apetit ti zhbejne shqiparet nga faqja e dheut dhe ti shlyejn nga harta gjeografike e botes.
Nese shqiptaret e arrijne objektivisht, thellesine e gjersine e bashkpunimit te ndedrsjelle dhe forcimin e unitetit, respektit, mirekuptimit e dashurise mes nesh si komb, patjetër do të kishte ndikim direkt dhe shumë pozitiv në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të dy shteteve shqiptare dhe ne pergjithesi te shqiptareve ne ballkan.
Neve si popull qe na kane ndare padrejtesishte dhe na kane coptuar ne disa pjese, per ti shperblyer me tokat tona fqinjet tane pushtues grekosllav, duhet te përqendrohemi esencialisht në ruajtjen e aleateve tane si syte e ballit, si dhe te perqendrohemi ne zhvillimin tonë ekonomik dhe ne zhvillimin e fushave tjera ne pergjithesi, me theks te vequar zhvillimin e forcimin tone policor e ushtarak.
Aleatët do të na ndihmojne si garancion i vazhdimësisë dhe të jetëgjatësisë së shteteve tona shqiptare, të cilat i kemi inspirim dhe synim te perhershem. Zhvillimi ekonomik afat gjate dhe zhvillimi i fushave tjera ne pergjithesi, i menduar mire e racionalishte, do të ndikojë drejtpërdrejte në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë, si dhe do ta zbehë maksimalishte dëshirën e tyre për t’u larguar nga atdheu e nga vendelindja.
Ne shqiptaret me dy shtete, qe na kane coptuar e na kane ndare, per tu krijuar favore sllavo-ortodokseve ardhacak ne trojet tona dhe grekeve, nuk duhet të harrojmë per asnje qaste, se “lufta” me varfërinë, te cilen e shkatuan tek ne, fqinjet tane pushtues sllavo-greke dhe faktori i brendshem destruktiv politik, shkaktoi migracion e po shkakton dhe tani, i cili po ndikon negativisht ne zbrazjen e trojeve tona nga pjesa me vitale e popullates, e cila po e rrit në mënyrë drastike moshën mesatare të popullsisë në Kosovë e ne Shqipëri.
Shteti nuk mund të bëhet i forte pa ide e veprime te forta e te kjarta për të ardhmen e tij. Shteti nuk mund të bëhet i forte pa popullin, e posaqerishte pa rinine tone te edukuar dhe arsimuar, sipas kerkesave te kohes, përcaktuar për punë të mëdha dhe te mbushur perplot energji, vullnet, deshire e dashuri, per ti qu perpara proceset e ndryshme te zhvillimit per atdheut tone. I juaj mesuesi Ise

Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje