Nuk pritet mbrojtje e vlerave te luftes sone clirimtare nga ata qe jane zhytur kembe e koke me antivlera

14. 04. 2022
Si mund te mbrohen vlerat e luftes sone clirimtare, ideali dhe amaneti i deshmoreve te saj, qe e dhane jeten per liri, nga nje kategori e njerezeve dinake, hipokrite, cinike, arrogante, te pafytyre, egoiste, zhvates, te korruptuar, nepotiste dhe tradhtare te atdheut e shtetit te Kosoves dhe popullates se saje?! Fatkeqesisht kategori te tilla njerezish i patem ne balle te politikes e ne pushtet, per dy dekada me radhe!
Eshte ne menqurine dhe ne nderin tone si popull shqiptar, qe kemi perjetuar shume vuajtje, burgosje, helmime e vrasje dhe perzenje me dhune nga trojet tona, dhunim e poshtrim amoral dhe gjenocid masiv dekada e shekuj, qe ti perkrahim me zemer e shpirte te gjithe ata politikan qe posedojne vlera kombetare e luftarake, qe posedojne atdhedashuri , drejtesi, humanizem e moral njerzor , qe posedojne menquri, altruizem e guxim, per ta mbrojtur atdheun, shtetin dhe popullaten e tij, nese deshirojm ta kultivojme nje unitet te pathyshem kombetar, nese deshriojme ta kultivojme ndjenjen e sakrifices dhe kontributit ne interes te kombit, ndjenjen e mirekuptimit, bashkpunimit, tolerances dhe dashurise mes nesh.
Ata qe jane te zhytur ne antivlera, ne korrupcion e ne krim te organizuar, kane aftesi te nuhasin dhe te kamuflohen sipas situatave. Secili nga ne duhet pastruar veten nga keto vese shkaterruese per kombin. Secila parti apo besim fetar ne mesin tone, duhet te kete vigjilence te mbrohet e te pastrohet nga bastardet e paskrupullt qe gjenden ne mesin e saje. Eshte domosdoshmeri per ardhmerine e kombit tone, qe ti mbrojme e ti kultivojme sa me shume vlerat e virtytet tona me te medha kombetare e njerezore dhe ti luftojme antivlerat kudo qe qesin koke ato, pa e kursyer edhe veten personale, sepse veset e kqija jane shkatrrim personal, profesional, familjar, kolektiv e kombtar. I juaj, mesuesi Ise
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje